Sekretari i KiE, letër Nishanit: Shqetësimet tuaja për ligjin e pronave i kam parasysh

June 8, 2016 14:23

Sekretari i KiE, letër Nishanit: Shqetësimet tuaja për ligjin e pronave i kam parasysh

Presidenti Bujar Nishani ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thornbjorn Jagland, i cili thotë se shqetësimet e kreut të shtetit shqiptar për ligjin e ri të pronave i ka në konsideratë.

Letra e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE:

“I dashur President,

Ju falënderoj për letrën Tuaj të datës 16 maj në vazhdën e takimit tonë të shkëlqyer të 26 marsit ku ripërtëritët përkushtimin tuaj ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe zbatimin e saj në Shqipëri.

Shqetësimet tuaja lidhur me Ligjin e ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” që me sa di po shqyrtohet tani nga Gjykata Kushtetuese, i kam mbajtur parasysh me vëmendje.

Sikurse e dini, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës po e mbikëqyr nga afër çështjen, në kuadër të zbatimit të vendimit pilot “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë (nr. 604/07)” të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më 31 korrik 2012. Në bazë të kërkesës suaj, kam siguruar që letra juaj të sillet në vëmendjen e Komitetit para takimit të tij të ardhshëm që do të mbahet në qershor 2016.

Në përfundim, dëshiroj të ripërsëris mbështetjen time për bashkëpunimin dhe ndihmesën e ofruar nga Këshilli i Evropës ndaj autoriteteve shqiptare në këtë proces të rëndësishëm.”

June 8, 2016 14:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*