Sekretari i OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga rezultatet e Vettingut

May 29, 2018 18:33

Sekretari i OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga rezultatet e Vettingut

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot pasdite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger.

Ministri Xhafaj e falënderoi për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe veçanërisht rolin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për mbështetjen e dhënë në reformën në drejtësi dhe në hartimin e Dokumentit të Politikave Prioritare në Fushën e Rendit dhe Sigurisë.

Ministri Xhafaj bëri një përmbledhje të prioriteteve dhe rezultateve konkrete të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, Vetting-ut në Policinë e Shtetit, operacionin “Forca e Ligjit”, si dhe arritjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu ai, vlerësoi kontributin në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Gjithashtu ministri Xhafaj vlerësoi rolin aktiv të Prezencës së OSBE-së në fushën e Policimit në Komunitet.

Z.Greminger shprehu vlerësime maksimale për arritjet e deritanishme dhe gjithashtu dha vlerësimet më të larta për bashkëpunimin konstruktiv të Ministrisë së Brendshme me partnerët ndërkombëtarë në sfidat e përbashkëta.

Ai u ndal tek rëndësia e filozofisë së parandalimit të kriminalitetit nëpërmjet gjithëpërfshirjes së shoqërisë. “Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri tani, në fushën e Vetting-ut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe qëndrojmë plotësisht të gatshëm për mbështetje të mëtejshme”, u shpreh ai.

o.j/dita

May 29, 2018 18:33
Komento

6 Komente

  1. XXXL May 29, 19:15

    Shqiperia pretendon me te drejte per te qene anetare e BE dhe akoma tek ne vijne verdalle kufoma te OSBE/ODIHR. Nuk jemi vend afrikan apo Bjellorusi e Ukrahine, keta duheshin debuar qe me marrjen e mandatit te pare te PS, kerkojne te justifokojne rrogat e majme dhe na japin formula demokracie qe kane vlere vetem per tek e shkolla e budallenjve apo per Shqu-pisat e Sali Kar-axhicit.

    Reply to this comment
  2. ahahahhaah May 29, 19:37

    idiotesia ne nivele te kenaqeshme
    per emisarin e OSBE-se . loooooool

    Reply to this comment
  3. Flori May 29, 23:00

    Te vjen gjithmon mire sidomos ne qe jemi emigrant kur shikojm rezultate dhe mendime pozitive ler vendin.

    Reply to this comment
  4. Anisa May 29, 23:02

    Sec ka nje fryme pozitive ne gjithe arenen nderkombetare per te gjitha reformat e shqiperise. Bravo.

    Reply to this comment
  5. eno May 30, 02:15

    \forca goditese e ndja krimit eshtge rritur . Fuqia zbuluese e policise eshte rritur

    Reply to this comment
  6. Kris 1 May 30, 04:04

    Ta mbajme me kujdes se mos nga impresionimi i pushon zemra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*