Sekretarja e Forcave Ajrore: Rusia, kërcënimin më i madh për SHBA-të
Sekretarja e Forcave Ajrore amerikane, Deborah James e vlerësoi Rusinë si kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare amerikane.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin praninë ushtarake në të gjithë Europën. “Unë e konsideroj Rusinë si kërcënimin më të madh”, tha James për “Reuters” pas takimeve me aleatët e SHBA-ve në Europë, duke përfshirë edhe Poloninë.
James tha se Uashingtoni po i përgjigjet veprimeve të fundit të Rusisë, duke nxitur praninë e saj në të gjithë Europën. “Tani nuk është koha për mungesë vendosmërie përballë veprimeve ruse”.
Sekretarja e Forcave Ajrore amerikane u shpreh e shqetësuar me faktin se vetëm 4 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, raporton TCH.
“Kjo nuk u vendos pa u diskutuar dhe pa miratimin e vendeve anëtare të NATO-s. Të gjithë ne duhet të jemi avokatë”, tha James, e cila shtoi se pavarësisht vështirësive me të cilat janë përballur shtetet europiane, angazhimet në NATO duhet të jenë prioritare.
Kujdes ortografine (drejtshkrimin)! Sekretarja e Forcave Ajrore: Rusia, kërcënimin më i madh për SHBA-të(!!!). Mendoj se duhej: Rusia, kërcënimi më i madh për SHBA-të(!!!).
VAZHDO MOJ SHOQE, SE KESHTU SI E KE NISUR DO TJA ARRISH QELLIMIT NE FUND.
LUFTA III-TE BOTERORE
…….ç’fare prisni neuro-pian /?. ……………….blini armatim amerikan, industria e luftes amrikane eshte ne prag te falimentimit/.
Hajde demokraci,……………………….paqe e sigurt e demokracise se kaubojseve.
ato pikat duan të thonë se e tërheq nga një të thithme barit të lazaratit??
Luftrat ne Irak,Afganistan,Siri kush i nisi ? Revolucionet portokalli ne Gjeorgji dhe Ukraine kush i nxiti ? Bazat ushtarake ne te kater anet e botes kush i ka ? Organizatat e Alkaedes dhe ISSI-it kush i nxiti dhe kush bashkepunoi fillimisht me to ? Ne pergjigje te ketyre pyetjeve,mund te sqarohet edhe se kush eshte kercenuesi kryesor i paqes boterore.