Sekrete të lashta greke për lëkurë të qelqtë

June 12, 2018 20:13

Sekrete të lashta greke për lëkurë të qelqtë

Grekët kanë dhënë shumë kontribute botës me artin, kulturën, por edhe sistemet qeverisëse. Për më tepër, grekët kishin edhe diçka nën mëngë kur ishte fjala për bukurinë. Gratë greke kishin një lëkurë prej hyjneshash falë përdorimit të produkteve natyrale. Sot do të mësojmë edhe ne disa gjëra rreth kësaj rutine bukurie. Nëse dëshironi të kujdeseni me produkte natyrale për lëkurën tuaj, por nuk dini se çfarë duhet të filloni si më poshtë.

Vaj ulliri

Pema e ullirit ishte e shenjtë për grekët e lashtë sepse kishte një përdorim të gjerë në flokë, lëkurë, në trup dhe për shëndetin në përgjithësi. Vaji që nxirrej nga ulliri përdorej nga grekët në lëkurë për t’i mbrojtur nga nxehtësia. Më pas herbalistët e përdorën për të përgatitur kremra për mbrojtje nga dielli. Megjithëse efikasiteti i tij është ende i diskutueshëm në këtë drejtim, vaji i ullirit ka benefite të tjera pa fund për shëndetin e lëkurës.

Vaj bajamesh

Një tjetër përbërës natyral që grekët e përdorni në lëkurën e tyre ishte vaji i bajames. Grekët e lashtë e përdornin edhe për të forcuar flokët. Në ditët e sotme ky vaj është një përbërës i zakonshëm në shumë produkte kujdesi ndaj fytyrës, trupit e flokëve falë acidit linoleik, palmitik, oleik, vitaminës K dhe vitaminës E.

Mjalti

Grekët ishin shumë të dhënë pas përdorimi të mjaltit si maskë fytyre. Kombinimi i tij me vaj ulliri përdorej për të mbajtur lëkurën të tërhequr dhe të butë. Këtë maskë mund ta bëni edhe sot. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe hiqeni me një sfungjer të lagur.

Argjila

Argjila përdoret edhe në ditët e sotme në rastet e trajtimit të lëkurave të yndyrshme dhe për këtë duhet të falenderojmë grekët. Argjila pastron në mënyrë natyrale papastërtitë duke i nxjerrë ato nga thellësia e lëkurës suaj. Gjithashtu ka veti të luftojë inflamacionin dhe skuqjen e shkaktuar nga poret e bllokuara. Pra, nëse po përballeni me një lëkurë të yndyrshme problematike, duhet patjetër të provoni maskën me argjilë.

Skrab me kripë

Grekët e lashtë bënin shpesh skrabe me kripë për të pastruar bërrylat dhe gjunjët e tyre pasi kripa e përzier me vaj ulliri vepron si një eksfoliues natyror. Përziejini së bashku dhe aplikojeni në lëkurë e gjunjë duke e masazhuar me lëvizje rrethore. Qelizat e vdekura do të pastrohen lehtësisht duke përdorur këtë përbërje./shije.al

l.h/ dita

June 12, 2018 20:13
Komento

4 Komente

  1. DRENICA E KUQE June 13, 07:09

    Eshte mire qe te mos i mvishet çdo e arritur iliro-shqiptare Greqise, Maqedonise, Serbise, Boshnjakise, Kosovarise… etj. sepse kontributet per artin, kulturen, filozofine, diturine dhe shkencen pergjithesisht kane burim dhe lashtesi iliro-shqiptare, prandaj, ne, shqiptaret, eshte mire te mos i hame karremet anti shqiptare te “popujve” dhe “kombeve” artificialisht te krijuara prej paraardhesve tane ilire. Nuk eshte rastesi qe Meridiani 0 (zero), prej te cilit fillon çdo dije dhe e arritur njerezore ndodhet pikerisht ne trojet iliro-shqiptare!…
    E, ne jemi te paret ata qe duhet te kemi kujdes te shtuar per mostjetersimin e vetvetes keshtu e kesisoji…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  2. Xinxifuqe xinxifiqe June 13, 11:11

    Jam dakort me Drenicës. Shkrimet për popujt e hershëm ka ardhur koha të saktësohen shkencërisht, sigurisht mbi realitetet shkencore. Nëse sot deklarojmë duke cilësuar : “hapësira greke” duhet sqaruar që nuk nënkuptohet shteti i sotëm grek. Ndërhyrjet e pamëshirshme të bëra historisë së lashtë nga kalemxhinjtë e erës së re, janë të vështira për ti ndrequr, por duke e ndarë historinë helenike me shtetin e sotëm (1830 e këndej) Grek, arrihet pa asnjë vështirësi tek e vërteta që u takon popujve më të vjetër në Gadishullin e Ballkanit. Dhe në popujt e vjetër të Ballkanit kanë të drejtën vetëm shqiptarët në trojet e tyre etnike, pavarësisht nga shtetet politike, pak maqedonas, 8% grekë dhe një pjesë e mirë e rumunëve. Çdo shkrim ndryshe i çdo studiuesi, shkencëtari apo shkrimtari, politikani dhe akademiku, nuk është shkencor por i shitur dhe në shërbim të atyre që janë bujtës në këtë gadishull.
    Xinxifuqe xinxifiqe

    Reply to this comment
  3. Alba June 13, 11:20

    Artikull kot, dhe nxirrnin Angeline Jolie, qe luante Olimbin mamane ilire te Alexandrit te Madh. Nuk ka gjera Greke. Se greket ishin multietnik. Keto kura e kane bere dhe nenat tona. S’kane ditur gje per greket e lashte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*