Sekretet e jetëgjatësisë së japonezëve

June 8, 2017 13:28

Sekretet e jetëgjatësisë së japonezëve

Prej disa dekadash, shkencëtarët dhe hulumtuesit janë përpjekur të zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë së banorëve të vendeve të caktuara.

Ndër të gjitha nacionalitetet, ata që marrin “Palmën e artë” janë japonezët, në veçanti, banorët e ishullit jugor të Okinawa-s, i cili ka shkallën më të lartë të njëqindvjeçarëve në botë.

Fenomeni i jetëgjatësisë të popullsisë së këtij ishulli, i dha emrin një diete të bazuar në parimet themelore të ushqyerjes së tyre.

Sekreti kryesor konsiston në ngrënien në sasi të vogla. Përveç kësaj, ushqimi i njerëzve të Okinawa ka shumë pak kalori, pasi përmban pak yndyrë dhe sheqerna.

Sipas studiuesit, Craig Willcox, dieta e tyre është e pasur në drithëra, perime dhe sojë dhe hanë më shumë tofu dhe alga deti ‘Kombu’ se çdo vend tjetër në botë.

Përveç kësaj, konsumojnë të paktën tre racione peshku në javë.

Megjithatë, pavarësisht nga ushqimi, ka faktorë të tjerë të rëndësishëm që nuk mund të neglizhohen, në momentin e përcaktimit të çelësit të jetëgjatësisë.

Midis tyre është gjenetika, niveli i  aktivitetit fizik, klima e zonës ku ata jetojnë, cilësia e shërbimeve shëndetësore si dhe sasia e stresit me të cilin duhet të përballen në jetën e tyre të përditshme.

Në vitin 2013 vdiq qytetari më i famshëm i Okinawa,  Jiroemon Kimura, që jetoi 116 vjet.

June 8, 2017 13:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*