Sekretet e nënave që rrisin fëmijë të sjellshëm

November 7, 2017 14:32

Sekretet e nënave që rrisin fëmijë të sjellshëm

S’dua ! Ik ! Mbylle derën ! Mos më fol ! S’dua të dëgjoj ! Kur fëmija thotë këto fjalë, prindit i duket sikur i bie qielli në kokë ! Kush ia ka dhënë këtë edukatë, ku i mësoi këto fjalë, si duhet të sillem… këto e pyetje të tjera vërshojnë në mendjen e prindit duke e konfuzuar edhe më tej duke mos e lejuar të logjikojë ftohtë.

Ekspertët thonë se sjellja si model është çelësi për të mësuar fëmijët sesi të sillen. Mund t’i flisni e t’i këshilloni gjithë ditën, por në momentin kur prindi sillet në një mënyrë të caktuar të jeni të sigurt që fëmija do të imitojë veprimet dhe nuk do të ndjekë këshillat e fjalët.

  1. Gjithçka fillon në shtëpi

Fëmija është pasqyrë e familjes. Nëse ju përdorni “fjalët magjike” në shtëpi, fëmija do t’i përdorë gjithashtu.

  1. Flitini fëmijës me respekt

Nëse një fëmije i flitet vetëm me urdhra, pas disa vitesh ata do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë. Duhet t’i respektoni për atë çka janë dhe t’i trajtoni se qenie me vlerë.

  1. Kushtojini vëmendjen e duhur

Kur fëmija ju drejtohet, shiheni në sy. Dhe nëse e ka gabim, mos e ndërprisni, por dëgjojeni deri në fund. Nëse ai nuk merr vëmendjen tuaj do të bëhet agresiv e do të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen.

November 7, 2017 14:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*