Sekretet e njerëzve që nuk kanë rrëmujë në shtëpitë e tyre

August 3, 2016 19:45

Sekretet e njerëzve që nuk kanë rrëmujë në shtëpitë e tyre

Lodrat e prishura të fëmijës tuaj. Kutia e qirinjëve që i ruani për t’ia dhuruar dikujt. Duke marrë parasysh qëllimet tuaja të mira, rrëmuja ka tendencë të bëhet pirg e të zotërojë shumë sipërfaqe. Shikoni këto këshilla dhe do të vini re menjëherë ndryshimin dhe shtëpia juaj do të jetë më e rregullt dhe më e rehatshme.

Ato nuk mbajnë dhurata të cilat nuk i pëlqejnë

Duket shumë brutale, por nuk është asnjë turp që të mbani dhurata të cilat nuk ju përshtaten. Nëse kini merak se do të ofendoni vjehrrën tuaj, jini të sigurta që ajo s’do t’ju pyesë se ku shkoi dhurata e saj. Edhe nëse ndodh, mund të gënjeni , se e keni në zyrën tuaj apo diku tjetër.

Dollapi i tyre nuk ka dallim stine

4dc9e6553ccba7e51ea44cf830eab69f

E gjithë gardëroba e vitit duhet të jetë në sirtarët e dollapit tuaj. Nëse nuk i nxë të gjitha, atëherë do t’ju duhet të bëni seleksionime.

Ato dixhitalizojnë

Tashmë gjithçka është online: libra, filma, edhe letra të çmuara, që mund t’i skanoni.

Ato pastrojnë banakët çdo ditë

E keni provuar të pastroni një banak që është rrëmujë? Nuk është e thjeshtë, apo jo?

Ato kur blejnë diçka, hedhin të vjetrën

Mendoni për numrin e sendeve që keni në shtëpi. 20 palë këpucë, mbi 10 të kuq buzësh, mbi 5 furça tualeti, mbi 7 lloje garuzhdesh, etj. etj.. Nëse blini një palë çizme apo një enë kuzhine, e vjetra duhet të ikë.

7645631c487b080686201ef62c2f4d27Ato nuk kanë një sirtar rraqesh

Po, është tunduese të keni një hapësirë për të vendosur gjëra, të cilat nuk jeni të sigurta se çfarë do të bëni me to. Pa e ditur, nuk do të ketë më vetëm një sirtar të tillë…

August 3, 2016 19:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*