Man becomes what he thinks about…

June 29, 2018 08:52

Man becomes what he thinks about…

Forca e përplasjes është shkatërrimtare – ashtu sikurse edhe prognoza e doktorit.

Pasi Morris Goodman detyrohet të bëjë një ulje emergjence me avionin njëmotorrësh Cessna 172, avioni rrotullohet disa herë. Ndihma e shpejtë e gjen trupin e tij në mes rrënojave. Në atë moment, 35-vjeçari mundet vetëm që të hapë e të mbyllë sytë. Dy prej vertebrave të qafës i janë thyer, ashtu sikurse dhe disa kocka nëpër trup. Organet kanë pushuar së funksionuari. Doktorët i japin Goodmanit lajmin e keq: ai nuk do të ecë kurrë më – lëre më të flasë. As nuk do të jetë në gjendje të hajë e të pijë pa e ndihmuar. Do të jetë invalid për pjesën e mbetur të jetës – nëse nuk do të vdesë nga plagët në ditët e ardhshme.

Por, ajo që nuk e dinë, është se nga momenti që u nxitua për në spital, mendja e tij po vazhdonte të punonte me shpejtësi të plotë. “Edhe pse nuk lëvizja dot asnjë muskul, ndieja një fuqi ekstreme të vullnetit në çdo fibër të trupit tim. Isha i bindur se do të bëhesha edhe një herë njeri shëndetplotë”, kujton Goodman. Në të vërtetë, amerikani u largua nga spitali vetëm pesë muaj më vonë – i shëndetshëm, pa ndihmën e askujt.

Sot, ai bredh botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.

A ishte tmerrësisht shumë me fat Morris Goodmani? Apo mendja është në fakt …

Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht – që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë trupin tuaj. A mund të jetë ky një moment përcaktues në historinë e mjekësisë?

Mendimet tona nuk kontrollohen prej një shpirti metafizik që mbështillet me qeliza. Ata janë një pjesë fikse e trupave tanë, që mund të maten dhe verifikohen. Për shembull, nëse – si në rastin e Morrisit – muskujt nuk lëvizin, ata shkojnë dëm.

Për të parandaluar këtë, studiues nga Universiteti i Ohios zhvilluan një trajtim, me anë të të cilit muskujt mund të rigjenerohen duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes – nuk kërkohej asnjë lloj teknologjie.  Si funksionon?

Imagjinata është çelësi. Dhe besimi te forca e mendimeve. Por mekanizmi është individual. Tani për tani nuk ka formulë që vlen për të gjithë.

6 fjalë janë sekreti – thotë Goodman: Man becomes what he thinks about…

n.s. / dita

Morris në spital i paralizuar

Morris sot, një njeri motivues

Një nga thëniet e Morris

June 29, 2018 08:52
Komento

1 Koment

  1. Shume e vertete June 29, 11:41

    Nqs beson fort ne vetvehte
    dhe je fixuar fort mbas asaj deshire ,
    me kaloimin e kohes ajo behet realitet .
    Truri eshte rregullatori i trupit tone
    doktori e psikologu perfekt .
    Beso ne ate qe do …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*