Sekreti i takimit të parë…

May 8, 2019 12:51

Sekreti i takimit të parë…

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga platforma e njohjeve online Zoosk mësohet se individët që janë single janë më të prirur për të kosumuar alkool.

Kjo platformë mori në shqyrtim rreth 8793 raste individësh dhe analizoi rreth175 mesazhe për të arritur në përfundimin e mësipërm.

Nga ky studim ka rezultuar se 72% e njerëzve që e kërkojnë dashurinë online, e kanë të vështirë të shkojnë në takim me dikë pa konsumuar alkool. Kjo mendohet se lidhet më vështirësinë për t’i bërë ballë esëll presionit të një takimi të parë.

Rreth 7% e njërëzve të marrë në shqyrtim kanë pranuar me gojën e tyre se e kanë vërtetë të vështirë të shkojnë në një takim të parë pa kthyer të paktën një gotë. Ndërkohë që këta njerëz edhe si vendin e preferuar për takime kanë zgjedhur pikërisht baret në të cilët ofrohet alkool.

Pra, përse është alkooli kaq i rëndësishëm në një takim të parë?

Sipas ekspertëve, e gjtha ka të bëjë me evitimin e situatave “të sikletshme” dhe dëshirën për ta bërë takimin sa më pak formal të jetë e mundur.

Pra nëse po mendoni të dilni në një takim tani afër, sigurohuni të përmendni gjatë tij fjalët “dua alkool” pasi kështu do t’i lehtësoni më shumë punë vetes dhe personit përballë.

e.t./dita

May 8, 2019 12:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*