Seks me 50 mijë lekë, zbulohet shtëpia e prostitutave në Durrës, në pranga dy gra

December 14, 2017 11:14

Seks me 50 mijë lekë, zbulohet shtëpia e prostitutave në Durrës, në pranga dy gra

 

Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit, duke arrestuar dy gra dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 44-vjeçar me iniciale G.A.

Të arrestuarat janë Shpresa Pisha 47 vjeç dhe 40-vjeçarja Y.R.

Policia bën me dije se Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

“Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
  • “Prostitucion” në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
  • ”Prostitucion” në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.
December 14, 2017 11:14
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,se e ka kerkuar me force SOVRANI, USA dhe BE-ja. December 14, 11:47

    O mije kenetash,o politikane bastade, ligjerojeni prostitucionin, se keshtu sukurse ju po veproni, ju po beheni bashkefajtore ne perhapjen e shume semudjeve seksuale te transoprtueshme,sikurse sifilizi,sida etj, qe jane bomba me sahat ne dem te kombit e brezave qe vijne pas.Bordellot ne bote ka, por mos harroni ato jane te kontrolluara nga mjeke dhe istitucionet e shtetit qe i thone NDAL cfrytezimit te femres jashte deshirave te saje si skllave seksi, si dhe tutoreve ketyre ujqerve me pushtet ekonomiko-politik qe cfrytezojne ne menyrat me barbare femrat pa dallim bindjesh, ngjyrash apo kombesh, duke i shtuar semundje seksualisht te transportuar nga pangopesia per leke te piset dhe pushtet brenda djallit. Mjaft eshte MJAFT, se po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*