Seks në prani të fëmijës, prokuroria ngre akuzë ndaj babait

September 12, 2016 15:25

Seks në prani të fëmijës, prokuroria ngre akuzë ndaj babait

Pas rastit të Fierit, ku njerku abuzonte seksualisht me vajzën minorene të së dashurës, një tjetër rast i ngjashëm po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.

Burime pranë këtij institucioni kanë pohuar për Top Channel se shtetasi Besnik Selita po hetohet për veprën penale të “kryerjes së veprave të turpshme me minorenë”.

Selita është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën në sy të djalit 5-vjeçar.

Shkak për këtë denoncim janë bërë veprimet e 5-vjeçarit, i cili imitonte të atin, ndërsa në prani të psikologes dhe nënës, ai ka treguar disa herë veprimet që bënte i ati me të dashurën.

Besnik Selita është i ndarë nga bashkëshortja dhe gjatë javës djali qëndronte me të, ndërsa në fundjavë me nënën.

Ndonëse i pandehuri i ka mohuar akuzat, duke hedhur dyshime se gjithçka është sajuar nga ish-bashkëshortja e tij, prokuroria pohon se ka prova të forta që vërtetojnë veprimet e turpshme seksuale në prani të fëmijës. Për këtë arsye ai po hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

September 12, 2016 15:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim