“Nuk më jep plaçkën, çmimi i provimit rritet”

September 7, 2016 20:24

“Nuk më jep plaçkën, çmimi i provimit rritet”

 

Denoncimi me zë dhe figurë i korrupsionit në universitetet shqiptare mund të jetë një komplot i madh ndërkombëtar.

Të paktën kështu pretendon Universiteti Bujqësor, drejtuesit e të cilit dolën mesditën e së mërkurës në një konferencë për shtyp, duke u justifikuar për faktet e publikuara nga Fiks Fare, përgjatë tri netëve.

Në investigimin 8 mujor, bashkëpunëtorët dhe gazetarët e Fiksit zbuluan se: për 18 vjet studenti mori 8 provime, ndërkohë për 8 muaj, duke u futur sekseri dhe duke paguar para, arriti të marrë 5 provime. Gjithçka u tha në konferencë, por jo për këtë fakt.

Në mbrëmjen e së mërkurës, Fiks Fare, i kushtoi vëmendje pikërisht kësaj konference të drejtuesve të UBT. Rektori Bahri Musabelliu tha se “është gabim i joni që e lejuam atë student të kishte mundësinë të hynte në 25 provime.

Madje studenti ka hyrë në dy provime në një ditë në kundërshtim me rregulloren”. Gjithashtu, zoti Musabelliu shtoi se ky student, për të gjithë këto vite nuk arriti ta merrte universitetin, por nuk iu përgjigj pyetjes se përse për 8 muaj mori gjysmën e provimeve që mori për 18 vjet

Për këtë pyetje të zotit Musabelliu, Fiks Fare i dha përgjigje në puntatën e tretë. Sërish me zë dhe figurë, u dokumentua edhe pagesa për 3 lëndë të tjera “Taksim”, “Komunikim biznesi” dhe “Menaxhim karriere”. Për këto provime, pagesa ishte 51.000 lekë, për shkak se sekseri rriti çmimin, pasi bashkëpunëtorja e Fiksit refuzoi të ishte e dashura e tij.

1-22-2-1Nga 12 mijë lekë një provim, çmimin e rriti në 17 mijë lekë për një provim. Pra një provim u pagua me çmimin e ri që vendosi sekseri.

Ai vazhdon ta ngacmojë vajzën, i thotë “të kam shpirt ty, të dua shumë dhe se do shkosh tek muhabeti im”.

Në këtë bisedë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pagesën edhe për 3 provime të tjera. Për këto tre provime,  bashkëpunëtorja e Fiks fare paguan 51.000 lekë. Gjatë gjithë kohës sekseri ngacmon vajzën, thotë se provimet që ishin me dy profesorët, Bardhin dhe Maksin i ka marrë me notë kaluese. Ndërkohë, bashkëpunëtorja i thotë edhe emrat e dy lëndëve që nuk ka marrë.

Pas disa takimesh dhe pas këmbënguljes së gazetares për të marrë një përgjigje për notat e provimeve sekseri thotë se nuk po çan dot më te pedagogët. Gazetareve të Fiks fare u kthen lekët për tre provime të mbetura dhe pranon se ka akoma para për të kthyer nga provimet e ngelura.

Investigimi 8-mujor i Fiks Fare vijoi për tre netë me radhë. Mbrëmjen e së hënës, Fiksi e hapi sezonin e ri me këtë skandal. Në dy netët e para u transmetua mënyra se si blihen me para nota kaluese për disa provime në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Sekseri ishte dhe personi që bënte fillimisht marrëveshjen. Për sekserin mjaftonin 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa për pedagogët 100 mijë. Të martën iu kushtua vëmendje edhe mënyrës sesi sekseri kërkonte favore seksuale në këmbim të notave kaluese dhe vendit të punës në fakultet.

Investigimi u mbyll me këto rezultate: U krye pagesa 10 provime dhe morëm 5 provime. U mor notë kaluese për lëndët “Prodhim bimor”, “Drejtim fermash”, “Komunikim biznesi”, “Marketing agrar” dhe “Taksim”.

Për Universitetin Bujqësor, “gabimi” i vetëm është se futi studentin në 25 provime njëherësh, pa një vendim të rektoratit pasi studenti kishte ndërprerë studimet në vitin 2009.

Megjithatë, po ky universitet, ka shkarkuar nga puna në muajin korrik të këtij viti dy sekserët, me “akuzën” për përfshirje në afera korruptive.

Në asnjë moment rektori nuk e pranon se sekserët u shkarkuan për shkak të investigimit të emisionit Fiks Fare. Por tregon se kishte indicia të tjera se ata merrnin para për provime.

September 7, 2016 20:24
Komento

1 Koment

  1. Samiu September 8, 17:42

    Na keni çare menderen duke shkruar e treguar raste teper spontane me sekretar partish dhe brigadier fushe qe kerkonin seks vajzave hallexhie… Po keta komunista jane qe u a kerkojne studenteve per tu dhene provime e diploma?… Tani kjo gje behet me hapur dhe me ndyre se kurdohere tjeter ne Shqiperi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim