“Seksi gjatë Botërorit me të huaj”, Putin: Vajzat ruse e dinë vetë se ç’bëjnë

June 16, 2018 15:10

“Seksi gjatë Botërorit me të huaj”, Putin: Vajzat ruse e dinë vetë se ç’bëjnë

Vladimir Putin i kundërpërgjigjet deklaratës së politikanes ruse, e cila iu bënte thirrje vajzave ruse të mos bënin seks me tifozët e huaj.

Putin nëpërmjet zëdhënësit të tij hodhi poshtë shqetësimet e Tamara Pletnyova duke thënë që ‘Femrat ruse janë më të mirat në botë dhe mund të vendosin vetë se çfarë të bëjnë. Të gjitha vendet akuzojnë njëri- tjetrin për racizëm, homofobi. Kjo nuk ka të bëjë fare me Kupën Botërore’.

Dy ditë më parë politikania ruse, Tamara Pletnyova foli për fëmijët e racave të përziera, të cilët lindën pas Lojërave Olimpike të vitit 1980 në Moskë.

Gjithashtu në atë periudhë sipas Tamaras Rusia regjistroi lindje të shumta të fëmijëve që u detyruan të rriteshin pa baba. Ata ishin fëmijë të tifozëve ose të atletëve, të cilët pas Lojërave Olimpike ishin kthyer në vendet e tyre.

Deklarata e politikanes nuk është pritur mirë nga opinioni publik për arsye se sipas njerëzve ajo po bën komente imorale ndaj fëmijëve të racave të përziera.

o.j/dita

June 16, 2018 15:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*