Seksi për një natë

January 10, 2018 03:31

Seksi për një natë

PYETJE: Doktor, para pak javëve bëra seks me dikë që e njoha në një klub. Nuk di të them pse e bëra këtë.  Me të nuk kemi asgjë të përbashkët. Kjo gjë më shqetëson, ndjehem e zhvlerësuar dhe kam humbur respektin për veten. Si ta kuptoj shkakun e kësaj sjelljeje dhe si ta ndaloj përparimin e kësaj marrëdhënieje?

 

PËRGJIGJE: Ka disa arsye, që puthjet e rastësishme në një bar, ose marrëdhënie për një natë, janë plot kënaqësi  për disa, dhe nuk ngjallin asnjë interes për të tjerë.  Ti nuk e thua, por mund të kesh qenë nën efektin e alkoolit, ose të ndonjë substance tjetër.

Më lejo të bëj dy pyetje:

  • A je e mërzitur me rrethin social që ke?
  • A u ndjeve mirë kur e njohe, e takove dhe bëre seks me këtë djalë?

Në seksin për një natë (që shumë personave televizivë u pëlqen ta quajnë “One-night-stand”), rëndësi të madhe ka të ndjehesh mirë me veten, me veprimet e tua dhe me të tjerët për rreth.

Për tu ndjerë mirë fizikisht dhe psikologjikisht me veten ka rëndësi vetë-vlerësimi dhe vetë-respekti  i shëndetshëm.  Të ndjehesh mirë me veten, është një ndjenjë që vjen nga shumë burime, por më me rëndësi është burimi i brendshëm, që vjen nga brenda vetes.

Prishja e vetë-vlerësimit, ose mungesa e tij e plotë,  është një gjë shumë e komplikuar dhe është vështirë ta arrish përsëri kur e humbet njëherë. Pyete veten nëse e ke këtë vetë-respekt të pacënuar.

Por në qoftë se e ndjen se sjellja jote e asaj nate nuk është normale dhe shqetësohesh sepse ke dëmtuar dinjitetin tënd, ti bën mirë ta shikosh të vërtetën në sy.

Nevoja për vëmendje seksuale është një gjë normale për të gjithë, por, në qoftë se ndjeni që zgjedhja ose sjellja juaj u ka dalë nga dora, atëherë, kërkoni mos diçka tjetër po ndodh brenda jush në këtë moment.

Vështirësitë e shkollës dhe stresi që ato shkaktojnë, kur  kërkoni punë dhe nuk e gjeni atë,  kur ke vështirësi dhe probleme në familje, kur dëshiron të  hakmerresh ndaj një bashkëshorti ose partneri që të ka tradhtuar, kur je e sapo divorcuar  e shumë të tjera si këto, janë situata që çdo njeri mund t’i provojë në momente të caktuara të jetës, por qe kanë pasoja në sjelljen e tij.

Për këtë pjesë të pyetjes tënde, unë nuk besoj se jam personi i përshtatshëm. Një psikolog do të ishte i duhuri. Në vartësi të nivelit të shqetësimit që ke,  ose të dëshirës që ke për të ndryshuar sjelljen, do të ishte e vlefshme një bisedë me një këshillues.

Ose provo të qëndrosh për një kohë pranë një shoqeje dhe fol me të. Kjo do të  ndihmoje si fillim për të qartësuar gjithçka lidhur me ndijimet e tua. Vlerëso mirë hapat që duhet të hedhësh pas kësaj.

Sipas meje, seksi rastësor, është seks pa lidhje emocionale midis dy partnerëve. Seksi pasionant plot kënaqësi ndodh kur marrëdhëniet seksuale kryhen me partnerë të cilët njihen për një kohë të gjatë.  Afeksioni reciprok, nxit dëshirën, eksitimin dhe orgasmën. Seksi rastësor zaonisht është vetëm epsh. Ai, kurrë, nuk do t’u bëjë juve dy shokë të vërtetë.

Këtë lloj seksi për një natë disa e konsiderojnë seks të pistë.

Unë nuk mund ta konsideroj këtë lloj seksi të pistë, por pa hezitim, them me zë të lartë: Seksi rastësor duhet të jetë  shumë i kufizuar.

Mundohu t’i vlerësosh ndershmërisht ato që ndjeve.

Dr. Adem Harxhi

 

January 10, 2018 03:31
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 January 10, 15:14

    qyqa mi none!!
    ka fol e ka fol Drejtor adem harxhi e ska thon as gjo!!
    ene ija time po të site gjallë do ishte nja 150 vjeç kishte me e sqaru fare mirë e fare saktë këtë pytje të kësaj gocës!!
    “Doktor, para pak javëve bëra seks me dikë që e njoha në një klub.”
    ija kishte me i thonë-e mora vesh mi goce,mir bone që bone,se taten e ke dhe përdore si do!
    “Nuk di të them pse e bëra këtë.”
    ija kishte me i thonë-nji arsye e ke pas mi goce se kot për kot nuk e ke bo!!
    ” Me të nuk kemi asgjë të përbashkët.”
    jia kishte me i thonë-a skishte tjetër apo tu duk ai çuni si më i miri në dynja??apo thjeshtë hormonet të çuan në një vlersim të gabuar??
    “Kjo gjë më shqetëson, ndjehem e zhvlerësuar dhe kam humbur respektin për veten. Si ta kuptoj shkakun e kësaj sjelljeje dhe si ta ndaloj përparimin e kësaj marrëdhënieje?”
    e ija kishte me i thonë si fillim analizo arsyet që të shtynë ta bësh këtë veprim,dhe sa për ta ndaluar që të vazhdojë më tej kjo që ti e quan mardhënje!?mjafton që ta ndërpresësh!ti thuash atij tjetrit “kaq ishte”!një natë dhe fund!!
    por ija kishte me i thonë se “sipas fjalëve të tua mi goce,nuk paska qënë vetëm një natë,por qeka bërë e përnatëshme!!pra mardhënje!kështu nëse nuk je në gjëndje të thuash të vërtetën,mos prit këshilla të sakta!!”
    kjo vlen dhe për Drejtor adem harxhin!!
    këto “këshilla që jep janë në tërë kuptimin e fjalës FUTJA PORDHËS!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 10, 16:00

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

    Reply to this comment
  3. Selamiu January 10, 16:15

    E bere se te hengri bytha

    Reply to this comment
  4. Arberia January 10, 16:32

    Dr. Adem Harxhi, ke 25 vjet qe ben propagande per te mirat e seksit; tashme shkruaj per rreziqet shendetesore qe sjell vartesia nga abuzimet e seksit.

    Reply to this comment
  5. Eva tradhetoj Adamin kur doli nga pilli mo ! January 10, 17:03

    Kot e kundershtoni A.Harxhit .
    Pergjigja kthyer goces ,
    eshte pergjithsishte e pranushme e korrekte .

    Reply to this comment
  6. enter"" January 10, 17:51

    me te hik truri

    Humbje vleresimi per veten???????????
    Qe kur qenka bere seksi humbje vleresimi?????????????
    Ca lidhje ka respekti per veten me te berit seks.

    Ti o vajze, flirtove, shkove ne shtrat, u kenaqe kaq. Je penduar pse e bere me nje te panjohur????
    Ste lidh gje??? Te ka lidhur seksi, kenaqesia e momentit.

    Reply to this comment
    • seksi spontan eshte i rrezikshem sidomos ne ate vend kafshesh January 10, 22:29

      Sigurishte qe ka Humbje Vleresimi per vehten ,
      sepse ka ber nji veprim jashte natyres se saj si person ,si karakter . Kemi te bejme me nji njeri qe ka nji ndergjegje njerezore dhe pasi ka kuptuar se cfar veprimi ka ber ,
      terheq konseguencat dhe reflekton me vehten e vet .
      Jane raste te nji dobesie ne jete ,situata qe nji njeri i ndodhur ne deshperim ,i lejon vehtes dicka ndryshe ,i stimuluar edhe nga alkoholi gjera ,qe ne gjendje normale ,nuk do ti mendonte ,pra qe s’jan ne karakterin e saj .Njeriu humb kontrollin e ne momente pasigurie del nga vetvetja .
      E tjetra ,padyshim qe njeriu ka nji fare dinjiteti , mban nji qendrim te caktuar ne shoqeri dhe ka vet nji Botekuptim individual ne gjithcka rrethon /perben jeten e vet ,ne raport me miqte ,rrethin shoqeror ku ben pjes ,apo te frekuentuarit te alkoholit apo drogave te ndryshme siedhe sexi -t . Dhe kur ajo i lejon vehtes nji veprim qe me pas ,si e zgjuar nga nji ender e keqe e shef se ka gabuar ,ka ulur dinjitetin e vet si person dhe ktu kemi te bejme me rrespekt per vetvehten me reflektim .

      Sinqerishte lexon ktu shume komente ,jo vetem ktu ne kte teme ,por gjithandej e kupton se ne cfar nivele e kategorie njerezore ka dekantuar truri i shqiptarit dhe kjo flet shume per ate cfar jetohet sot ne Shqiperi .Mjerishte .

      Un mendoj se pergjigja e Dr. Harxhit eshte plotesishte e drejte dhe profesionale .
      Nqs ktu njerzit nuk arrijne te kuptojne Llogjiken e tij ,
      kjo tregon mangesi te medha ne Boten e secilit .
      Kuptohet qarte kudo ,ne cdo teme se, nji nder mangesite ,ose dobesite me te medha te asaj shoqerie eshte llogjika e cila nuk funxionon si duhet gjithandej .Dhe kjo sipas meje eshte per te dhene Alarmin ne ate vend.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*