Sektori i ndërtimit në krizë, investimet rrudhen nga 23 miliardë lekë në 1.1 miliard

December 24, 2015 16:15

Sektori i ndërtimit në krizë, investimet rrudhen nga 23 miliardë lekë në 1.1 miliard

Duket se sektori i ndërtimit është në një krizë të thellë. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave bëjnë me dije se në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet në këtë sektor ishin 1.1 miliardë lekë, nga 23.3 miliardë lekë që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Të dhënat e detajuara tregojnë se e gjithë rënia ka ardhur nga vlera e lejeve të ndërtimit të miratuar për privatët.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar autoritetet miratuan leje ndërtimi për privatët me një vlerë të përafërt prej 22.9 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti shifra ra në vetëm 662 milionë lekë.

Si sipërfaqe vëllimi i lejeve të miratuara ka rënë nga 585 mijë metër katrorë vjet, në vetëm 18.5 mijë metër katrorë sivjet.

Në tremujorin e tretë 2015 janë miratuar gjithsej 12 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 18.555 m2. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 16,7 % të numrit

gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesa për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 83,3 %.

Lejet e miratuara për ndërtesa zënë 65,4 % të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit miratuar në tremujorin e tretë 2015, ndërkaq lejet e miratuara për punime inxhinierike zënë 34,6 % të vlerës së përafërt të lejeve gjatë së njëjtës periudhë.

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është përqendruar në qarqet e Shkodrës dhe Tiranës respektivisht me 33,3 % secili. /Dita/

December 24, 2015 16:15
Komento

1 Koment

  1. Kariz Matik December 25, 10:25

    Pse i bini gjate e gjate me shifra qe s’merr mundimin t’i lexoje njeri.

    Koheve te ndritura ne sektorin e ndertimit po i vjen fundi, per shkak te ndertimeve pa hesap brenda nje periudhe relativisht te shkurter kohore, pamundesise se kredimarresve per shlyerjen e huave bankare, zhytja me e thelle e te papuneve ne varferi, dhe rrjedhimisht renia e kerkeses per blerje, edhe si pasoje e eksodit masiv.

    Investitoret mund t’i derdhin parate lume per ndertime, por kur kerkesa e blerjes shkon drejt zeros falimentimi i tyre eshte i paraprogramuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*