Sektori i ndërtimit paralajmëron “flluskën”, bien shitjet

September 14, 2018 15:36

Sektori i ndërtimit paralajmëron “flluskën”, bien shitjet

 

Pas një rritje me ritme dyshifrore vitin e kaluar, Indeksi i Shitjeve në ndërtim ka shënuar rënie me 4.9% në tremujorin e dytë 2018 sipas të dhënave të sotme të INSTAT.

Sektori që aktualisht po përballet me një ofertë jo të zakontë me ndërtime të reja, të cilat do të vijojnë edhe më tej për shkak të rritjes së numrit të lejeve të reja në shkallë vendi, me rreth 60% këtë vit, po shfaq elemente të flluskës, pasi shitjet nuk po ecin me të njëjtat ritme, madje kanë nisur rënien.

Gjithashtu, volumi i ndërtimeve në  tremujorin e dytë ka pësuar rënie me  3,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa punësimi dhe pagat kanë shënuar rritje. Të dhënat tregojnë se rënia e shitjeve është më e thellë së frenimi i ndërtimeve të reja.

Numri i të punësuarve shënoi rritje 5,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa fondi të pagave në ndërtim shënoi rritje 9,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Reshjet, bum në shitjen e energjisë

Prodhimi dhe shitjet kanë shënuar rritje të ndjeshme në grupin Energji elektrike, Gaz, Avull në tremujorin e dytë. Ideksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 38,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rritje 52,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Gjithashtu indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Uji dhe menaxhimi i mbetjeve, në rritje

Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve ishin me rritje si në prodhim dhe shitje në tremujorin e dytë. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 27,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

a.s/dita

September 14, 2018 15:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*