Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Dea zbarkon në Durrës

March 6, 2018 12:01

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Dea zbarkon në Durrës

 

Ekspertët antidrogë nga qendra e Ballkanit në Athinë kanë mbërritur në Portin e Durrësit, për të kryer verifikime mbi procedurën e kapjes së kokainës.

Agjentët e DEA-s  kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të agjencive në portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës. Pritet që Agjentet te kontrollojnë edhe kokainën që ndodhet në laborator.

Agjentët speciale të antidrogës erdhën me pasaporta diplomatike nga kufiri i Kakavijës.

Sipas burimeve të portit, nuk është hera e parë që Agjentët e DEA-S kanë qenë në portin e Durrësit dhe në Tiranë.

Ata kanë ardhur në rastet kur janë kapur sasi drogash të forta dhe kanë qenë gjithmonë nën shoqërinë e prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe hetimit doganor. Agjentët në fjalë kanë qenë të pranishëm edhe pas kapjes së 11 kg heroinë në portin detar. Sipas burimeve, ata kanë marrëveshje me strukturat shqiptare për luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

l.h/ dita

March 6, 2018 12:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*