Sekuestrohen 111 kg kanabis në portin e Durrësit

August 30, 2016 09:55

Sekuestrohen 111 kg kanabis në portin e Durrësit

Goditet nje tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Sekuestrohen 111 kg kanabis sativa dhe arrestohet në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike.

Gjatë mbrëmjes së djeshme është goditur një tjetër rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Rreth orës 20:00, pas kontrollit në skaner të automjetit tip Renault me targë AA241ND, në krye të karrocerisë, në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, me gjithsej 111 kilogramë kanabis sativa.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materialem ndërsa u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës

August 30, 2016 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim