Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli në Sarandë

January 27, 2018 15:17

Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli në Sarandë

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpe tritoli, me peshë totale 6 kg.

Pas disa informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë, mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë.

Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve 15 kallëpet me peshë 400 gramë secili.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

January 27, 2018 15:17
Komento

1 Koment

  1. Dëgjuam krisma... January 27, 17:42

    Ore, mirë që rruga ishte për nga kasollja, po kasollja vetë mos i përkiste gjë… kontrollorit? 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*