Sekuestrohen 3 ton kanabis në Mat. Prokuroria: Pronarët janë policë

September 29, 2016 17:42

Sekuestrohen 3 ton kanabis në Mat. Prokuroria: Pronarët janë policë

Policia ka zhvilluar një operacion antidroge ditën e sotme në fshatin Rremull të Matit, ku ka zbuluar një banesë që përdorej si bazë e përpunimit të kanabisit.

Banesa ishte në përdorim të shtetasit SH.L. i cili është shpallur në kërkim. Në këtë banesë janë gjetur plot 3 tonë e 132 kg kanabis gjysëm i tharë, gati për t’u shitur.

Gjithashtu, janë zbuluar edhe 13 mijë bimë kanabisi të ndara në parcela.

Ndërkohë burime nga Prokuroria deklaruan se pronarët e drogës janë policë, punonjës të administratës vendore dhe gjyqësore.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se policia për tre ditë ka filluar punën për asgjesimin e rreth 12.966 bimë narkotike dhe ka sekuestruar rreth 3052 kg bimë gjysëm e tharë.

“Operacioni policor i zhvilluar bazuar tërësisht në informacionin policor të marrë në rrugë operative. Në operacion Policia e Matit dhe FNSH. Më datë 29. 09. 2016, sipas planit të operacionit me nr. 319, të datës 26. 09. 2016 të Komisariatit të Policisë Mat është shkuar për kontroll teritori për të kontrolluar për kultivimin e bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në teritorin e fshatit Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat vendi i quajtur Përroi i Kurvajës janë konstatuar 4 ( katër ) parcela ku ishin kultivuar gjithsej 4020 rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë. Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 ( tre mijë e pesëdhjetë e dy ) kg. Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë”, thuhet në njoftim.

Policia hedh poshtë edhe lajmin e mediave se punonjës të Policisë janë përfshirë në këtë aktivitet.

Në deklaratë thuhet se nuk ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

September 29, 2016 17:42
Komento

1 Koment

  1. Adih September 29, 18:46

    E mor Tahiri i ripjelljes , cfare do na thush tani ..Plehra x,droge ; e barabarte ; Ripjellje ne 2

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*