Sekuestrohen 32 kg drogë, autori i ikën policisë

July 27, 2016 16:27

Sekuestrohen 32 kg drogë, autori i ikën policisë

Policia e Lezhës ka zbuluar plot 32 kilogramë kanabis në një automjet, në pronësi të një 34 – vjeçari, i cili arriti t’i largohej policisë. Droga u zbulua në një zonë malore në Selitë të Kurbinit.

Efektivët e policisë konstatuan një mjet Benz që po lëvizte në këtë zonë. Sapo ka parë policinë, drejtuesi i automjetit ka ndaluar makinën dhe ka arritur të largohet në terrenin e thyer malor, së bashku me personat e tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 32 kilogramë kanabis, e futur në shtatë thasë sintetikë.

Sipas policisë, mjeti ishte në pronësi të 34 – vjeçarit Altin Lala, banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë në mjet me 34 – vjeçarin Lala./tvklan.al

July 27, 2016 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*