Sekuestrohen 600 mijë euro djalit 9 vjeç të Taçit. Bllokimi në dosjen ku po hetohet Bojaxhiu

May 10, 2016 15:25

Sekuestrohen 600 mijë euro djalit 9 vjeç të Taçit. Bllokimi në dosjen ku po hetohet Bojaxhiu

Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro cash, në llogarinë bankare të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.

Sekuestrimi i kësaj shume parash, ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everest Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me “ARMO” ish-pronë e Rezart Taçit, –  raporton ABCnews.

Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar shumën e 1 mln eurove dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur.

Por pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë policisë së shtetit, e njoftuar për ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 mln euro ka zbrutur në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj.

Gjykata ka urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferim apo tërheqje cash nga kjo llogari.

Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut janë denoncuar edhe disa kompani të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.

 

May 10, 2016 15:25
Komento

4 Komente

  1. Spata May 10, 16:47

    Po kjo Z.Lu do amnistohet.Pa dyshim.Preken kollonat e kapitalit kriminal qe mban ne kembe ekonomine shqiptare.Ua ka thene Saliu:Votoje cdo gje me kushte qe te falen kriminelet dhe hajdutet e mi.

    Reply to this comment
  2. Arben May 10, 18:57

    PO CFARE LIDHJE KA KETU GJERGJI BOJAXHI NUK PO E KUPTOJ, PERVEC FAKTIT SE DO TE MARRE SHUME VOTA NE ZGJEDHJET E ARDHSHME.

    AI QE VOTON ME PER PD DHE PS APO SATELITET E TYRE ESHTE I SHARE.

    Reply to this comment
  3. Qarri i zigurit May 10, 21:33

    Gjergji u pasurua pak shpejt?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*