Sekuestrohen 80 kg mjaltë në Tepelenë, shoqërohen 2 tregtarë

June 14, 2018 10:36

Sekuestrohen 80 kg mjaltë në Tepelenë, shoqërohen 2 tregtarë

Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastёr nё bashkёpunim me Drejtorinë e Policisë sё Qarkut Gjirokastër, Sektori i Krimit Ekonomik dhe forcat policore Shqiponjat, nё vendin e quajtur “Uji i Ftohte”, Tepelenë,  kanё kryer njё operacion tё pёrbashkёt pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshёm tё tregtimit te produktit “Mjaltë” nga tregtarë ambulantë.

Janë sekuestruar rreth 80 kg mjaltë i pakontrolluar dhe pa certifikatë origjine.

Forcat policore kanë hasur kundërshti nga ana e tregtarëve dhe për këtë arsye janë shoqëruar 2 prej tyre drejt komisariatit.

Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa. Tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.

o.j/dita

June 14, 2018 10:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim