Sekuestrohet heroinë me vlerë 2 mln dollarë, pranga shqiptarit dhe 2 turqve

May 7, 2018 18:57

Sekuestrohet heroinë me vlerë 2 mln dollarë, pranga shqiptarit dhe 2 turqve

14 kilogramë heroinë janë sekuestruar në kufi të Gjermanisë, dhe 3 persona kanë përfunduar në pranga.

Falë një hetimi të përbashkët të policisë zvicerane me autoritetet gjermane është sekuestruar heroinë me vlerë mbi 2 milionë dollarë, si dhe janë prangosur 1 shqiptar dhe 2 turq.

Droga u sekuestrua këtë të hënë në qytetin verilindor të Kreuzlingen, në kantonin e Thurgau-t, që ndodhet në afërsi të liqenit Konstancë, në kufi me Gjermaninë.

Gjatë një operacioni më të hershëm të zhvilluar në nëntor, autoritetet kufitare sekuestruan 4 kilogramë heroinë në një makinë në pronësi të një 42-vjeçari turk nga Gjermania.

Ndërsa në fund të prillit u arrestua një 48-vjeçar dhe një tjetër turk, 43-vjeç. Këtij të fundit, hetuesit i gjetën 10 kilogramë heroinë brenda automjetit.

Mediat zvicerane raportojnë se dy turqit janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, ndërsa për shqiptarin nuk jepen detaje të tjera.

s.a/dita

May 7, 2018 18:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*