Sekuestrohet kokainë në lokal, ndalohet një shtetase që kërkohej nga policia

April 23, 2016 13:24

Sekuestrohet kokainë në lokal, ndalohet një shtetase që kërkohej nga policia

Efektivët e policisë së Durrësit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë kryer një operacion të përgjithshëm me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.

Gjatë kontrolleve u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrrollve u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë, 34 shtetas, 12 prej tyre balerina.

Sipas policisë, njëra nga shtetaset e shoqëruara, frekuentuese në një lokal nate, ishte e mitur.

Gjatë verifikimeve, rezultoi se një nga balerinat e shoqëruara, shtetësia A.T. 24 vjeçe, banuese në Krujë, më datë 11.01.2016, ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa.

Në lidhje me këtë është shoqëruar edhe pronari i lokalit, ku nga ana e Specialistëve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Po gjatë këtij operacioni, inspektorët e Institucionit Shtetërore Shëndetësor kanë vendosur gjoba dhe për kosumim të duhanit në ambientet publike.

April 23, 2016 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*