Sekuestrohet Lotoja e garave me qen në Delvinë, arrestohet pronari

September 2, 2017 11:46

Sekuestrohet Lotoja e garave me qen në Delvinë, arrestohet pronari

Një ‘Loto sport’ në Delvinë u sekuestrua nga Policia pasi rezultoi se fshihte fitimet dhe as nuk ishte regjistruar në organet tatime.

Policia hyri dhe e kapi në befasi, pronarin e saj. Maksimilian Lamen, 31-vjeçar, banor i qytetit dhe i sekuestroi 5 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, gara me qen.

Arrestimi dhe sekuestrimi ndodhën në lagjen ”Sinan Ballaci”; shërbimet e Policisë  kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin  për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultuan se këto paisje ishin të paregjistruara  në organet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera  për organizimin e lojërave të fatit,  2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan  Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.

September 2, 2017 11:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*