Sekui: Referendumi për tri ligjet, Fyle i ka thënë të gjitha

Redaksia Online March 7, 2013 12:20

Sekui: Referendumi për tri ligjet, Fyle i ka thënë të gjitha

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka të njëjtin qëndrim me komisionerin për Zgjerimin në lidhje me referendumin për tri ligjet. Në një intervistë për NEWS 24, Sekui tha se nuk ka asgjë për t’i shtuar deklaratës së komisionerit Stefan Fyle.
“Do të thosha pak gjëra të thjeshta. Komisioneri Fyle tha gjithçka, nuk do të shtoja asgjë pas asaj që zoti Fyle ka thënë. Do të doja të bëja vetëm një koment. Duhet ta keni vënë re që ne gjithmonë flasim për konsensus dhe dialog. Dhe do t’iu them se cila është mënyra jonë e interpretimit të dialogut. Për ne dialogu nuk është shuma e dy monologjeve”, deklaroi ambasadori Sekui.
Një ditë më parë, Stefan Fyle u shpreh në mënyrë të prerë se nuk mund të përdoret referendumi për të imponuar rregullore të Kuvendit.

“Shqipëria është një vend sovran. Politikanët e zgjedhur kanë të drejtë që të aprovojnë vendimet që ata i gjykojnë të drejta për vendin dhe t’i testojnë ato në zgjedhjet e ardhshme. Por më lejoni të rikujtoj diçka, që e kam thënë dhe në Shqipëri dhe Bruksel: Nuk më pëlqen që 3 kushtet të lidhen me asgjë tjetër. Nuk i dua këto lidhje artificiale. Shqipëria ka arritur një rezultat shumë të mirë të aprovimit të ligjeve me shumicë të cilësuar. Pra, është e mundur. Por kur politikanët duhet të trajtojnë çështje të ndryshme, dhe një situatë që disa mund ta quajnë si populizëm, nuk mund të përdoret referendumi që të imponohet rregullorja e Kuvendit në parlament. Kur fillohet të bëhet kjo, atëherë ku mund të jetë fundi i saj? Ku është fundi i kësaj krijimtarie për të përdorur referendumin për rregulloren e Kuvendit apo vendime të tjera?” tha Fyle.

 

Redaksia Online March 7, 2013 12:20
Komento

1 Koment

  1. Labi Vlore March 7, 17:26

    I ka thene te gjitha z.Fyle,por Maloqerve u duhet nje Justifikim per te rivotuar Bacen perseri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*