Sekui takon Ramën: Për vendimmarrje, KQZ i nevojiten më shumë se 4 anëtarë

Redaksia Online June 13, 2013 12:36

Sekui takon Ramën: Për vendimmarrje, KQZ i nevojiten më shumë se 4 anëtarë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, ka zhvilluar sot një takim me kreun e PS-së në selinë rozë. Pas takimit 60-minutësh me Ramën, Sekui tha se në qendër të bisedës ka qenë situata zgjedhore në vend. Diplomati i Bashkimit Europian theksoi se ka të njëjtin qëndrim me ambasadorin amerikan në lidhje me pamundësinë e KQZ-së për të marrë vendime vetëm me katër anëtarë.

“U takova me Ramën në kuadrin e një serie takimesh me liderët e politikë sipas mandatit tim si ambasador i BE. Arsyeja është shkëmbimi i pikëpamjeve në lidhe me procesin zgjedhor. Biseduam edhe për KQZ. I kam ndjekur nga afër deklaratat e ambasadorit Arvizu, si dhe të shefes së misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Mckormak. Pozicioni ynë është i njohur në lidhje me këtë çështje. Për të marrë vendime, KQZ duhet të ketë më shumë se katër anëtarë.  Meqë përmendëm ambasadorin Arvizu, BE dhe SHBA ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre”, tha Sekui.

 

Redaksia Online June 13, 2013 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim