Selami, akuza Bashës: Je zhgënjim! Droga aty ishte edhe më parë

April 24, 2018 19:48

Selami, akuza Bashës: Je zhgënjim! Droga aty ishte edhe më parë

 

Eduard Selami, ish-kryetar dhe ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke e quajtur këtë të fundit si kryetar me vota të vjedhura.

Gjatë një aktiviteti në një universitet privat ai e ka cilësuar Bashën si zhgënjim dhe gënjeshtar.

Për Selamin, droga aty ishte edhe më parë, ndërsa akuzon se edhe ata që kanë qenë para Ramës këtë punë kanë bërë.

Ish-kryetari i PD thotë se ka ardhur koha që zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar duhet të japin llogari para drejtësisë.

“Aty ishte droga, edhe ata që kanë qenë para këtë punë kanë bërë, edhe korrupsioni. Dhe më e keqja për Shqipërinë është se këta janë bashkë për punët e këqija. Edhe reforma në drejtësi ishte qëndrimi i Europës se këta nuk e duan.

Pjesa më e madhe e këtyre që keni lart duhet të jenë në gjykatë të japin llogari për abuzime serioze, shkelje serioze. Këta nuk janë në gjykatë se këta gjykata janë vetë. Por po vjen kjo ditë, jo si hakmarrje por si shpresë. Dhe t’i hapet rrugë njerëzve të talentuar. Kështu bëhet shteti.

Këtu kemi gabuar, edhe unë mbaj pjesën time të përgjegjësisë, elita i ktheu kurrizin. Unë e pashë edhe te demokratët, kuptohet edhe unë kam ato të metat e mija, distanca dhe ikja, por edhe unë kam jetën time. Por investimi tjetër që e kam kthyer dhe jam me dy atdhe. Unë shkoj në SHBA kam jetën time bizneset e mija, unë aty reflektoj, frymëzohem.

Unë dal dhe bëj idealistin dhe them që kjo është mënyra më e mirë. Ia kanë kapur dhe ai prapë nuk e dënon dhe ma promovon. Atëherë është zhgënjim. Ti je mbrapa kësaj gjëje. Ti nuk je lideri. Ti ke aftësi tejet të kufizuara politike. Ti je ai rrëmbyesi që do ta mbash me çdo kusht. More një listë dhe e nxore nga xhepi siç i thashë unë, që është turp i tij. Listën nuk e dinte njeri kush do të jetë kandidat për deputet.

Të kapur me zë dhe figurë, një bisedë e plotë edhe me kryetarin, Basha, duke vjedhur kutitë e votimit dhe nuk u fol asnjëherë. Unë i thashë Bashës se dua një sqarim për këtë. Unë kam hyrë në një garë e cila ishte e shkurtër, dhe e shpejtë. U bëra pjesë për të dhënë një kontribut modest. Ajo që kam bërë unë nuk e kam bërë gjithçka për të fituar. Po të fitoja unë, fitimi i madh do të ishte i Partisë Demokratike. Basha theu statutin. Ti nuk je lideri”, tha Eduard Selami.

a.s/dita

April 24, 2018 19:48
Komento

2 Komente

  1. kris 1 April 25, 00:53

    Nje shembull boteror suksesi.Lider politik be albanistan;taksist I sukseseshem be New York dhe invesitor I rendesishem ne amerike
    Lum Selami qe na shkundi
    Erdhi me valixhe druri
    Iku me baullet plot
    E coj Sala neper bote
    U kujtua per atdhe
    Kur deshte nuse Te re

    Reply to this comment
  2. pensionisti April 25, 07:36

    Keshtu fole dhe kur u ndave nga Saliu,ose me mire,kur Saliu te kapi prej bythe e te flaku me shkelma perjashta. E je ti ,o “I bukur” i i Pd-se ,por qe nuk ta var njeri ,sepse u ktheve perseri e u fute ne bythen e Berishes,naj mos na caj bythen me kete fjale . Qe Basha eshte nje hic,nje adolishent,nje poce pa bythe ,kjo nuk do as mend as dije …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*