Selami: Basha si Ramiz Alia. Nëse humbas nuk pranoj asnjë post në PD

July 18, 2017 09:29

Selami: Basha si Ramiz Alia. Nëse humbas nuk pranoj asnjë post në PD

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami ka ngritur tonet e akuzave ndaj Lulzim Bashës.

Selami tha mbrëmë në emisionin “Debati” në Channel One se Basha i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demokratike.

“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi i Partisë”, tha Selami për Bashën në emisionin Debati në Channel One.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandidat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.

July 18, 2017 09:29
Komento

3 Komente

  1. Arbera July 18, 20:55

    O Selam qe le nam,
    Lamtumire o Selam,
    Une te kam xhan, xhan te kam…

    Reply to this comment
  2. Suloja July 18, 22:12

    Beni “selam”, Selamit.

    Reply to this comment
  3. Suloja July 18, 22:18

    “Hallvë e pjekur”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*