Selami flet për debatin me Bashën në mbledhjen e grupit

February 16, 2016 09:46

Selami flet për debatin me Bashën në mbledhjen e grupit

Pak ditë më parë, deputeti Eduard Selami zhvilloi debate me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Por, në një reagim për këtë çështje, Selami thotë se debate të tilla janë të shëndetshme për partinë. Ai i kërkonte Bashës që t’i qëndronte aksionit politik që niste deri në fund. Në intervistën për “GSH”, ai flet edhe për mos praninë në takimin me John Kerry-n.

Intervista e plotë:

Z.Selami, si e konsideroni vizitën e sekretarit të shtetit, John Kerry në Tiranë dhe mesazhet e tij drejtuar politikës shqiptare?

Pa dyshim që vizita në Tiranë e një zyrtari të lartë amerikan si ajo e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, është e një rëndësie të veçantë, qoftë edhe për mesazhet e përcjella prej tij. Gjithçka shkoi në rregull dhe mesazhet e Kerry tashmë janë të qarta për politikën shqiptare. Deklaratat ishin publike dhe nuk besoj se kam çfarë të shtoj më tepër sesa ato që u thanë gjatë takimeve të zhvilluara ditën e diel me zyrtarin e lartë amerikan.

Për cilat arsye nuk ju pamë në takimin që kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës zhvilluan me Sekretarin e Shtetit, z.Kerry?

Kjo nuk besoj se përbën interes për publikun nëse isha apo nuk isha unë në atë takim. Është e parëndësishme, krahasuar me një vizitë aq të rëndësishme sa ajo e një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

A lidhet mos prania juaj në këtë takim me debatin që ju bëtë me z.Basha në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së?

Jo, kjo nuk ka të bëjë me këtë që thoni ju. Nuk dua të bëj komente të tjera, pasi nuk besoj se përbën ndonjë interes për askënd.

Përse debatuat me kreun e PD-së në mbledhjen e grupit pa praninë e medias?

Nuk dua të flas për këtë. Këto janë çështje të brendshme të partisë dhe gjykoj se nuk duhet të bëhen publike. E rëndësishme është të kuptohet që debati bëhet që gjërat të përmirësohen.

Besoni se do të përmirësohen pas kritikave tuaja?

Shpresoj! Kam besim që po. Ndaj bëhen mbledhjet e grupit parlamentar, për t’i thënë gjërat aty sa herë që nuk shkojnë ashtu siç duhet, dhe gjithçka bëhet për mirëfunksionimin e partisë. Çfarë është e brendshme në parti, është e tillë brenda saj, dhe nuk dua që të bëj komente për atë çfarë u diskutua apo do të diskutohet në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar të PD-së.

February 16, 2016 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*