Selami: Gara në PD nuk ishte e barabartë, por duhej bërë

September 26, 2017 21:58

Selami: Gara në PD nuk ishte e barabartë, por duhej bërë

Ngjarjet në gjirin e partisë kryesore të opozitës pas humbjes së thellë të 25 Qershorit kanë treguar një realitet që duket i pandryshueshëm. Lulzim Basha humbi zgjedhjet e 25 Qershorit thellë, por fitoi garën brenda Partisë Demokratike edhe më thellë sesa në vitin 2013.

Fitorja e tij duket se e ka përcaktuar fatin e Bashës në krye të partisë për së paku 4 vite të tjera, por shumë veta dyshojnë se jetëgjatësia e tij do të jetë edhe më e madhe, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, qoftë lokale të 2019, qoftë atyre të përgjithshme politike të vitit 2021. E megjithatë, kritikat ndaj tij vazhdojnë, madje në mënyrë të ashpër. Tashmë ka shumë pikëpyetje në opinionin publik lidhur me atë se çfarë realisht kërkojnë kritikët e tij, ata që s’morën pjesë në garë kundër tij në korrik, por edhe ndonjë prej tyre që riskoi gjithçka duke u bërë pjesë e saj, si Eduard Selami.

I ftuar në “Top Story”, Selami theksoi se gara në Partinë Demokratike “nuk nisi si e barabartë, por ishte gjëja e duhur për tu bërë”.

“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, deklaroi Selami.

Në lidhje me kritikat e Sali Berishës mbi listën e PD-së, Selami u shpreh: “Nuk besoj se lista është bërë pa bekimin e Berishës. Kritikat që i ka bërë Bashës janë të vonuara, por të drejta. Por, për mendimin tim, nuk besoj se lista që paraqiti Lulzim Basha është bërë pa miratimin e Sali Berishës”.

Selami, i cili nënvizoi gjithashtu se “Partia Demokratike sot është më pak demokratike sesa në fillimet e saj”, theksoi se “është krenar” që është pjesë e kësaj partie.

September 26, 2017 21:58
Komento

8 Komente

  1. Kukuvajkat e SHQUP-it September 27, 01:53

    Shko ore lango shit makina poshte ures se Bruklinit, sabotator dhe kolone e peste, njeri i ndyre.
    Te gjithe te thane qe gara nuk eshte e “Barabarte dhe e ndershme” ti pse nuk u terhoqe por e vazhdove, pocaqi, zhuls u hape bythesh per 2 lek.

    Reply to this comment
  2. papi September 27, 02:57

    Ma mire nje toke e punuar keq se sa nje toke e punuar nga Salami. Ik mer shkr

    Reply to this comment
  3. papi September 27, 02:59

    ma mire nje toke e punuar keq se nje shk**** si puna jote

    Reply to this comment
  4. kirasjani September 27, 03:03

    O mr carwash e ke siguru jeten tashi pjerdhu andej nfa erdhe dhe i harxhosh ilaçe.!!

    Reply to this comment
  5. pavlin September 27, 08:55

    po pse ore pallosh groshe , tani e kuptove ti qe gara eshte e pabarabarte?

    Reply to this comment
  6. Arben September 27, 09:16

    PO QE SE NUK ISHTE E BARABARTE, ATEHERE

    NUK QUHET GARE.

    KESHTU, QE TI MUND TE KESH BERE CFAREDO

    LLOJ GJEJE, SI TEATER A KINEMA, POR

    GARE KURRESESI.

    Reply to this comment
  7. lili September 27, 12:04

    edhe harron te shtoje ‘ sa per fasade’

    Reply to this comment
  8. Lono September 27, 16:56

    Pse duhej bere?! Te legjitimonte ate qe pritej?! Blerjen?! Ti jepte mundesine Lulit te thosh fitova me vota?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*