Selami kundër Bashës: Nuk duhet ta shohim gabimin tek kundërshtari, por tek vetja

July 11, 2017 13:04

Selami kundër Bashës: Nuk duhet ta shohim gabimin tek kundërshtari, por tek vetja

 

Eduard Selami, rivali i kryedemokratit Basha, në garë për kreun e PD-së, ka theksuar në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, se platforma e tij synon të rikthejë të djathtën në identitet.

Sipas tij, Partia Demokratike, po shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore, nga çështja e pronave deri tek të përndjekurit.

“Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele, më të forta se i kemi pasur”, tha Selami.

Selami, kërkon një analizë të sinqertë, pasi siç u shpreh ai  asgjë  nuk zgjidhet duke dalë në dritare dhe gjetur gabimet tek të tjerët.

“Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundërshtari, kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur diçka nuk shkon, gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajësuar të tjerët, nuk janë ata që ecin përpara dhe kane sukses”, tha Selami.

Ai thotë se në këto zgjedhje do fitojë modeli bashkëkohor i lidershipit, që sipas tij  fatkeqësisht Shqipëria nuk e ka. Por si më të rëndësishëm, Selami, sheh që nga ky proces, Partia Demokratike të  dalë e bashkuar dhe të gjejë rrugën e ringritjes.

“Unë jam i bindur që në këto zgjedhje do fitoi modeli bashkëkohorë i lidershipit që fatkeqësisht Shqipëria e ka humbur. Po kaq ka rendësi që nga ky proces të dalim të bashkuara të ringrihemi, kundërshtari nuk është mes nesh”, tha Selami.

Garën, Selami e cilëson të pa barabartë, por thotë se është futur me qëllim  për të përmirësuar dhe për të dhënë eksperincën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.

July 11, 2017 13:04
Komento

2 Komente

  1. Jevi July 11, 16:35

    Z.Selami deri tani ke thene fjale boshe.Natyrisht gabimet duhet ti gjeni tek vetja por,cfar do te permiresosh konkretisht dhe cila do te jete sipas teje rruga eritjes ekonomike.

    Reply to this comment
  2. Lili July 11, 19:26

    Eshte koha vetem tani? Cka beni prej 2013 shit…
    Pfffff ne qofte se ju duhen edhe kaq vjete me filluar me kuptu se nuk ju done me Shqiptaria qe ju tha nje ´degagez’ te forte..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim