Selami mesazh kundërshtarëve të Bashës: Më ndihmoni për të ringritur PD

July 14, 2017 18:45

Selami mesazh kundërshtarëve të Bashës: Më ndihmoni për të ringritur PD

Një javë para datës së zgjedhjeve të brendshme në PD, kandidati për kryetar Eduard Selami u kërkon kundërshtarëve të Bashës që ta mbështesin në këtë iniciativë.

Në mesazhin drejtuar grupit anti-Basha, Selami thekson se përmes këtyre zgjedhjeve ata do të kenë mundësinë për të përmirësuar atë që nuk shkon në PD dhe se zgjidhja më e mirë nuk është bojkoti.

Postimi i plotë: 

Te dashur demokrate,

Gara per kryetarin e partise ka hyre ne fazen e saj finale dhe me te rendesishme te saj, ku mbetet vetem 1 jave per te vendosur jo thjesht se kush do drejtoje partine, por se si do jete e ardhmja jone e perbashket. Do te jemi te fuqishem, alternative dhe histori suksesi per Shqiperine dhe shqiptaret apo do te ngelemi pas ne kohe duke rrezikuar edhe ekzistencen tone.

Une jam mese i bindur qe me kontributin tim si kryetar, do te mund ta kthej PD ne nje vater te vlerave demokratike ku te gjithe te jene te perfshire dhe asnje te mos jete i pavleresuar. Demokrateve i duhen te gjithe.

Sot jane dy modele qartazi te kunderta. Zoti Basha eshte vlere ne PD me eksperiencen e tij si kryetar por demokratet duan dhe meritojne me shume se ajo qe mund te jape ai, e cila tashme eshte e vjeteruar dhe e refuzuar.

Une i bej thirrje te gjithe demokrateve te cilet nuk shohin shprese, te mos dorezohen. Shpresa fitohet duke u bazuar tek rregullat dhe ndershmeria. E shoh te gabuar politiken e percarjes. Na duhet medoemos bashkim. Une jam i bindur se rikthimi ne binaret e statutit dhe vlerave do te sjelle shpresen e humbur tashme.

Cdo perpjekje per te hedhur balte mbi cilindo demton dhe percan familjen tone politike. Une i ftoj te gjithe te japin kontributin e tyre ne modernizimin e partise. Edhe une si shume personalitete te tjere ne PD qe jane shprehur hapur ne publik mendoj se kjo gare eshte e pabarabarte, por une jam ketu per te treguar se eshte e fitueshme nese vertet e ke ne zemer PD.

Eshte e fitueshme bashke me ndihmen tuaj. Mendoni mundesine qe do te keni per te permiresuar ate qe nuk shkon dhe per te korrigjuar ate qe eshte bere gabim, nese ndihmoni per te ringritur Partine Demokratike dhe jo te dorezoheni ose te bojkotoni. Une kam propozuar nenin ne statut qe kryetari te mos kete te drejte te kandidoje nese humbet zgjedhjet por mendoni se sa me bashkekohor do te behet statuti nese te gjithe ju propozoni nene dhe ndertoni ate qe do te jete fortesa e nje Shqiperie europiane.

Nese bojkotoni, nuk do ta kemi kete mundesi. Ky eshte nje premtim dhe do te realizohet brenda muajit te pare timin si kryetar. Une ju kerkoj ndihme te gjitheve ju sepse dua t’ju perfaqesoj te gjithe ju. Nese mendoni se zoti Basha nuk mund ta beje kete, une po ju them qe tashme e keni nje alternative tjeter qe mendon si ju dhe ju kerkoj ndihme per ta realizuar bashke…

Le te fillojme se bashku edhe njehere si ne ditet tona me te mira nje udhetim te pandalshem ku brezat qe vijne te thone me krenari se ketu filloi nje nga historite me te sukseseshme te shekullit 21, qe quhet Shqiperi. Une e shoh ate duke ardhur dhe se bashku do ta realizojme.

Faleminderit,

Eduard Selami

July 14, 2017 18:45
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 14, 19:55

    As Basha dhe as Patozi e Selami nuk kane moralin te drejtojne PD-ne,ngase ato te marre sebashku jane skaljone te buces se diktatures komuniste qe si dhe dhe sot,vazhdon te laje kalldreme shqiptare me gjak shqiptaresh te pa fajshem,nga pangopesi per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Mjaft me me to,ato mbeten turpi i politikes shqiptare,pra nje ender e keqe e se kaluares.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*