Selami “sulm amerikan” Bashës: Përplasjen me SHBA e pagoi me humbje

July 13, 2017 14:52

Selami “sulm amerikan” Bashës: Përplasjen me SHBA e pagoi me humbje

 

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami në turin e takimeve me demokratët në jug të vendit, Sarandë, Vlorë, Himarë, Selenicë bëri thirrje për krijimin e një koalicioni vlerash me të gjithë shqiptarët, për të rikthyer shpresën te PD.

Selami tha se Basha gaboi rëndë që u përplas me faktorin ndërkombëtar dhe veccanërisht aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përplasje që sipas Selamit, Basha e pagoi me humbje.

Pas tri humbjeve radhazi në 2013, 2015 dhe 2017, Lulzim Basha, u shpreh Selami nuk ngjall shpresë për ta sjellë PD në pushtet.

Madje Basha nuk është partner i besueshëm as për partnerët tanë ndërkombëtarë, pas përplasjeve të forta me ta.

“E kam quajtur një politikë të gabuar të Bashës dhe aty u dëmtua mënyrën sesi e trajtojnë çështjen e marrëveshjes dhe futjen e tij në përplasje me komunitetin ndërkombëtar dhe aleatët tanë strategjik, dhe këtë çmim e pagoi me humbjen. Marrëveshjen e kam përshëndetur thjesht në parim ndërsa detajet e saj i kam kritikuar dhe them që është një ndër shkaqet e humbjes”, tha Selami.

“Të hapim dialogun sesi ne të bëhemi dhe njëherë shpresë dhe partia e vlerave të Shqipërisë, bazuar kjo në vlerat e së djathtës. Ti rikthehemi edhe njëherë atyre shtresave që bënë atë përmbysjen e madhe dhe e futën Shqipërinë në rrugën e Europës, shtresën e ish të përndjekurve politikë, shtresën e ish pronarëve, shtresat e biznesit të vogël, rininë që e kishim, intelektualët. Ne e filluam si parti e intelektualëve, pesha specifike e Partisë Demokratike në fillimet e saj ka qenë shumë e lartë. Ne këtë duhet te kthejmë, po nuk u kthyen dot këtu, nuk kthejmë dot shpresën, nuk vijmë dot ne pushtet, së bashku do ta bëjmë”, tha më tej Selami.

Eduard Selami përsëriti thirrjet drejtuar kandidatit Lulzim Basha që të mbajë premtimin për debate të hapura për demokratët dhe për publikun si dhe të shpallë listën e anëtarësisë së PD.

“Debati që më premtoje me kamera, do të doja të ishin këtu dhe kamera të tjera ti sjelli këtu. Kur unë kërkoj të shpalli listat sepse nuk ka pse të ketë frikë, ne nuk jemi parti ilegale. Ne duam, dhe demokratët duan të dinë se çfarë liste do votohet. Unë mendoj se këto janë kritika të drejta, për një garë të barabartë që nuk është”, tha Selami.

 

July 13, 2017 14:52
Komento

5 Komente

  1. fteri July 13, 15:23

    “Bravo” Selam biri nënës kë të qajëshë më parë ,të qajshë Lulin e vockërr a’ çadrën e çarë ?,të qajshë Jozefinën apo Salinë?,të qajshë PD-në e shkyer apo SHQUP-in e marrë ,kush e kushë të ngrihet ai është i parë .!!!!!!

    Reply to this comment
  2. MH July 13, 16:19

    Asht mase e vertet qe PD kur u formue si parti deklaroi qe ne jemi parti e intelektualve dhe jo parti me shofer,traktoriste,mjelese.Mirepo, mbas dy javesh keto pranuene militant ordiner per te mbushur rruget me virrje dhe dy gishteshin larte.Gje qe nuk mund ta benin intelektualet me plot mend te virrnin me damar te qafes dalura nji gisht jasht.Pikrisht se jane intelektual.Dhe intelektuali i shtrohet tavolines ku do shtjelloj filozofit.E per dreq filozofine e filluan me qekun e bardhe dhe te shkatrrohet cdo ngrehin e monizmit duke e cuar vendin ne gjendjen zero.Ku ne fakt ne zero ishim ashtu sic na gjeti 1990.Shkatrrimet filozofike bani qe vendi te perfundoj nen zero ashtu sic perfundoj dhe vete filozofi ne fund te detit ku zero asht ku puqet uji me token.(Ose 75 cm te kolones se zhives.)
    Basha ia bani vetvetes pa dashje po me shume vullnet per ti krijue perendimit qe asht prototipi i sharlantanit politik anti perendimor.Ky nuk ban as per te ruajtur aren me kallamoqe ne truellin e vicidolistit Berisha.Te merre ne qafe.

    Reply to this comment
  3. Crusader July 13, 17:50

    Dmth sipas ketij Selamit, Basha humbi se u perplas me SHBA-ne, jo se nuk e votuan Shqiptaret.

    Bir Selam i nenes, ke te qaje me pare.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic July 13, 18:08

    Po si te mos perplasej me SHBA-ne kura ajo kerkon me ngute VETINGUN. e kush e deshi VETINGUN pervec Edi Rames asnje madje PD dhe LSI kan mnarre kujen per ket ngjarje dhe at po presin si dhija thiken vendimet e ketije VETINGU.! Kjo eshte edhe arsyeja qe Basha dhe Liri ishin kunder Perendimit.!

    Reply to this comment
  5. toni July 14, 09:55

    SHBA e shpetoi PD nga asgjesimi…po te mos ishte futur ne zgjedhje nuk do kishte asnje deputet…ne fakt po te kishte degjuar me vakt anglo-gjermanin McAllister do kishte edhe me shume deputete, dhe Rama ndoshta se kapte 71…ka lindur me kemishe Edi e kam thene me vakt une…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*