Selami tregon takimin me Bashën: Çfarë i kërkova

July 3, 2017 13:03

Selami tregon takimin me Bashën: Çfarë i kërkova

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami i ka kërkuar sot kreut të ngrirë të PD-së, Lulzim Basha që të shtyjë zgjedhjet për në javën e parë të Shtatorit.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se “I sugjerova që data 22 është datë që mua smë jep kohë të mjaftueshme që të bëj fushatë. i propozova si kompromis javën e parë të shtatorit. Ai më tha se kjo është kompetencë e Komisionit Organizativ”.

Më tej ish kryetari i PD-së, u shpreh se “U takova me Bashën dhe biseda ka për qëllim për të bërë një garë sa më të pastër që të dalim sa më të fortë. Ne u takuam me simpatizantët atje dhe i bëra një vërejtje shoqërore ‘që e ka nisur pak me vonesë fushatën’. Kjo ëhstë një garë vizionesh, është një garë brenda familjes. Ne duhet të kthehemi në shpresë për shqiptarët. PD duhet të prezantojë një lidership të ri. Basha nuk e ka këtë lidership dhe kam bindjen që unë mund ta bëj këtë gjë”.

July 3, 2017 13:03
Komento

3 Komente

  1. Sul Kotruvja July 3, 16:22

    Keta ose jane idiote, ose bejne si te tille.Po pse more bisedoni me Bashen, bisedoni me Salihun, ju e dini me mire kete pune.Hej bela, a thu jane kaq naive.

    Reply to this comment
  2. Arber I July 3, 17:26

    PD eshte prone e Klanit Berisha-ky naiv nuk paska mesuar asgje nga goditjet e jetes?!

    Reply to this comment
  3. Mary Tereza July 4, 06:14

    Ed Selami eshte ze i aresyes,
    por rezervat i vijne natyrshem nga E Djathta Historike. Ai duhet te rrefej, jo thjesht pwr Diplomen ne lidhje me Mendimin estetik te E Hoxhes, por cfare ishin pardesyte e bardha?

    Selami ka mbetur ngaqe nuk flet shume, por te kryesosh duhet te flasesh, po edhe perse iku dikur ne USA, dhe pse u kthye?

    Selami do duhet ta ndryshoj PD-ne, qe te jet kryetar i saj. A eshte gati PD pwr kwte ndryshim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*