Selanik, protesta të dhunshme për emrin, demonstruesit përplasen me policinë

September 8, 2018 20:05

Selanik, protesta të dhunshme për emrin, demonstruesit përplasen me policinë

Qyteti i Selanikut është përfshirë pasditen e kësaj të shtune nga protesta të dhunshme.

Shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e qytetit për të protestuar për marrëveshjen e emrit, e cila ende nuk është nënshkruar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Mediat raportojnë se protestuesit me flamuj grekë kanë hedhur gurë dhe objekte kundër policisë, ndërsa këta të fundit  iu janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Në protestë kanë qenë edhe sindikatat, të cilat kundërshtojnë masat shtrënguese të qeverisë për biznesin.

Në aksion për të normalizuar situatën, në gatishmëri janë vendosur mbi 4 mijë forca policie.

Teksa grekët protestojnë tashmë prej disa javësh kundër marrëveshjes me Maqedoninë, Shkupi do të organizojë referendumin në datë 30 shtator.

s.a/dita

September 8, 2018 20:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*