“Selfie”, 10 këshilla për foton perfekte

July 19, 2014 13:17

“Selfie”, 10 këshilla për foton perfekte

Askush nuk do të kishte dyshim! Risia më e suksesshme e 2014-tës është “Selfie”! Dëshira për të fotografuar veten apo edhe shoqëruar nga të tjerë, duke qënë protagonist dhe njëherazi fotograf,  po çmend mbarë botën. “Selfie” nuk njeh moshë apo gjini, mjafton një  smartphone, një buzëqeshje, një shkrepje, dhe me një klik vepra juaj është online. Në të vërtetë, nëse doni të keni “selfie”-n më të bukur, disa sekrete ka.

Valerio De Berardinis, fotografi më i njohur i imazheve publicitare të markave më të mëdha industriale, jep për të gjithë adhuruesit e modës së re, 10 këshilla bazë për një foto selfie perfekte. “Teknikat basë të fotografisë janë gjithmonë të njëjtat, si për aparatët fotografikë, ashtu edhe për celularët smartphone. Secila shkrepje ka nevojë për  kujdes dhe racionalitet. Rëndësi ka këndvështrimi dhe idea origjinale”- është shprehur ai  për ANSA-n.

Për të gjithë adhuruesit shqiptarë, ja cilat janë 10 këshillat kryesore për tu mbajtur mend:

1.  Kujdesi mbi çka ju rrethon. Përzgjidhni kontekste sa më përfaqësuese e që tregojnë dicka të veçantë në lidhje me veten tuaj.

2.  Shkrepja. Poziciononi smartphone-in pak më lart së vetja. Fytyra me drejtim lart, eviton hijet dhe lëkura duket më perfekte!

3.  Evitoni burimet e dritës, sidomos ato të llampave apo abazhurëve. Dritat e forta nxjerrin në pa difektet e fytyrës. Evitoni njëkohësisht edhe  errësirën e tepruar,  përndryshe askush nuk do t’ju dallonte.

4. Mos mbani kurrë smartphone-in tuaj përballë vetes, në distancë të afërt. Efekti deformues është i paevitueshëm.

5. Mjaft më “selfie” përpara pasqyrës! Mungesë totale fantazie dhe tashmë rrjetet sociale janë tejngopur me imazhe të tilla.

6. Meqë jemi në stinën e verës, evitoni fotot në plazh të kofshëve dhe gjunjëve tuaj. Zgjidhni më shumë detin dhe horizontin si sfond.

7. Ok “selfie” në lëvizje, por kini kujdes ku vendosni këmbët, sidomos nëpër rrugë. Evitoni makinat, trenat, me pak fjalë mos i    shkaktoni dëme vetes, vetëm për t’iu dukur origjinal dikujt.

8. Nëse doni të realizoni një “selfie” me një personazh VIP, mos harroni edukatën dhe respektin. Nëse personi VIP ndodhet në një situatë private mos dhunoni privacy-n e tij. Ndërsa nëse ndodheni në një ambient publik, kërkoni gjithmonë lejen e tij.

9. Për të gjithë ata që kanë ambicie prej fotografi, mos harroni që selfie-t më të mira janë ato me fotokamerën normale, jo me ekranin pasqyrë tw celularit, i cili ka cilësi më të ulët se e para. 10. Kini kujdes me atë se çfarë bëni, pas shkrepjes së “selfie”-t. Mos postoni foto delikate, sidomos kur ekziston rreziku i përdorimit të tyre nga persona që nuk ju kanë aspak përzemër.

10. Kini kujdes me atë se çfarë bëni, pas shkrepjes së “selfie”-t. Mos postoni foto delikate, sidomos kur ekziston rreziku i përdorimit të tyre nga persona që nuk ju kanë aspak përzemër.

 

July 19, 2014 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim