Selfie të merr edhe jetën, portugezja bie nga ballkoni për një foto

October 14, 2018 18:59

Selfie të merr edhe jetën, portugezja bie nga ballkoni për një foto

Që teknologjia i ka marrë mendjen më shumë se gjysmës së botës, kjo nuk do mend, por aq sa të bëhen viktima, është e pafalshme.

Një nënë e dy fëmijëve nga Portugalia, teksa donte të bënte një selfie nga ballkoni i saj me panoramë në sfond Panamanë, ndoshta për shkak të erës, ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar 27 kate poshtë.

Incidenti, i regjistruar në një video, ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në lagjen rezidenciale të Cangrejo. Për të konfirmuar tragjedinë ishin shërbimet e sigurisë panameze, të cilët përçuan një mesazh elokuent: “Mos rrezikoni jetën tuaj për një selfie, është më e rëndësishme të humbni një minutë në jetën tuaj sesa jetën tuaj në një minutë”.

“Kjo grua ishte mikesha ime më e mirë, nënë e dy fëmijëve. Quhej Sandra, ishte mësuese dhe gjendej në Panama për punë”, ka shkruar një miku i saj portugez.

Burimi: www.today.it

Përgatiti L. Veizi/ DITA

October 14, 2018 18:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*