Sëmundja e bukës, Panariti: Mielli është i kontrolluar, po spekulohet

August 3, 2015 16:17

Sëmundja e bukës, Panariti: Mielli është i kontrolluar, po spekulohet

Denoncimet e ditëve të fundit në media, në lidhje me sëmundjen e bukës, e njohur ndryshe si “Coli Bacil”, që shkaktohet prej miellit tw vjetëruar, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka cilësuar spekulime.

Këto akuza nuk janë të mbështetura në prova tha ministri, duke iu bërë apel mediave të jenë më të përgjegjshme dhe më objektive. Megjithatë, pas kësaj indicie, për arsye sigurie, ministria e Bujqësisë është duke kryer analiza komplekse dhe rezulatet pritet të dalin pas 72 orësh.

E konsideroj si një spekulim të hapur. Natyrisht media është e lirë, por duhet të jetë e përgjegjshme, dhe e mira është që kur evidenton probleme, duhet që ato t’i mbështesë me prova, me dokumente që vjnë nga institucione dhe laboratorë të certifikuar. Mielli dhe buka shqiptare nuk është i ndotur me bakterin “Coli Bacil”. Instituti i Sigurisë Ushqimore po kryen analiza komplekse në të gjitha mostrat e miellit dhe mostrat e bukës së gatshme që shërben për konsum publik. Këto rezultate janë duke u përfunduar dhe kërkohen 72 orë që të analizohen dhe do të bëhën të njohura për publikun. Megjithatë, më lejoni që apriori të bëj të ditur se nuk ka snjë lloj shqetësimi dhe asnjë lloj problemi me bukën për sa i përket ndotjes se hipotezuar me këtë bakter”.

I pyetur për prioritetet në sektorin e bujqësisë, Panariti tha se Shqipëria synon krijimin e tregjeve të reja, subvencionim tw ngritjes sw serave dhe orientimin drejt tregut europian.

“Ne prioritet i kemi dhënë financimit të pikave të mëdha të grumbullimit dhe të tregjeve, pasi e rëndësishme për fermerin është t’i japësh treg. Kjo përqasje e re bëri diferencën dhe tashmë këto pika të mëdha grumbullimi, po organizojnë fermërët, pasi këto i orientojnë ata se çfarë duhet të mbjellin. Në vitin e ardhshëm, ne do të subvencionojmë shumë ngritjen e serave sepse serat e trefishojnë prodhimin. Dhe nga ana tjetër sera është bujqësi e mbrojtur nga stuhitë dhe për rrjedhojë garanton që të mos dëmtohet nga faktorë atmosferikë. Në do të rrisim ofertën dhe prioritet për këtë vit është hapja e tregjeve të reja.Po shohim një mundësi për të filluar negociata me importues nga Ukraina, të cilët janë të interesuar për blerjen e produketeve tona, madje ata thanë që mund të marrin komplet prodhimin e Lushnjës”.

Vitin e ardhshëm, në bujqësi do të ketë një trasformim rrënjësor dhe sipas ministrit prioritet do të kenë prodhimi blegtoral dhe peshkimi./Tema

August 3, 2015 16:17
Komento

15 Komente

  1. Shahisti August 3, 16:35

    Injoranca e mediave shqiptare eshte per te vene duart ne koke. E para “Coli Bacil” nuk eshte semundje por nje bakter, pra shkakton semundjen, po nuk eshte semundja vete. E dyta ky bakter nuk ndodhet vetem ne miell. Ky bakter mund te ndote ujin, perimet, dhe ne pergjithesi cdo ushqim tjeter neqoftese kushtet higjenike jane te dobta. Dhe ajo qe eshte me kryesorja, nuk ka asnje lidhje te drejtperdrejte me faktin qe mielli mund te jete i vjeteruar. Genjejeni kete popull se ky popull aq di, por edhe ju qe mbaheni per te ditur me duket se nje mender m.t jeni. Informoni korrekt dhe mos hidhni benzine zjarrit te spekullimeve boshe. Pra, mielli mund te jete i infektuar, por kjo s’ka te beje me faktin qe mielli mund te jete i vjeter.

    Reply to this comment
    • elio August 4, 08:02

      perfekt, bacili Coli permbahet tek te gjitha ushqimet e ndyta, bile merret ne pergjithesi nga perzierja e fekaleve me ushqimin…NUk ka nevoje per shume filozofi, shikoni ujin qe na vjen ne shtepi, vjen era qenef…Sa per miellin kancerogjen, eshte pak e veshtire ta thuash edhe sepse duhet te gjesh substanecen cancerogjene e me tej ta deklarosh..Pastaj se kosi eshte me niseshte nuk ka nevoje per komente….ka ardhur prape koha e gjysheve, duhet te bejme ushqimet ne shtepi…

      Reply to this comment
    • Drita August 4, 12:27

      Po qarte, atehere ministria perkatese duhet te ndjek gjithe linjen e prodhimit te bukes. Pra dhe Ujin, meqenese mielli s’paska probleme. Sidoqofte sic e thua miell mund te jete pa Coli Bacil, por kjo s’do te thote qe s’eshte i vjeter , pa cilesi dhe pa standard. S’mund te laj duarte Ministria duke thene “si gjetem kancer bajges ndaj ju befte mire”. Dikush duhet te jete pergjegjes per gjerat qe hame, se s’do vete populli me epruvet ne dore ti bejme kontroll gjithe produkteve.

      Reply to this comment
  2. Lleshi August 3, 18:54

    Plehre antishqiptare !

    Reply to this comment
  3. "BALASHI" August 3, 19:29

    Shahistit e Panaritit! Mendoj se mielli qe vjen ne Shqiperi eshte me vlera ushqyese 10%. Si shpjegohet fakti qe asnje lloj buke nuk bie era grure ? Si shpegohet qe mezi ndahet si me qene llastik e jo buke ? Si shpjegohet qe, mire pleqt, por tere te rinjt jane me bark ? Ata kane dhe fajet e tyre se nuk njohin me pergatitjen fizike, por ate elektronike, por nje pjese te konsiderueshme ia dedikoj edhe bukes.

    Reply to this comment
    • Shahisti August 3, 22:43

      Balasho, me fal po ti nuk e ke kuptuar komentin tim. Une nuk kam thene qe buka eshte e mire. Nga buka qe konsumohet ne Shqiperi mund te vijne edhe te keqija te tjera. Une kete nuk e di se ketu ku jam une ha buke tjeter.. Po ta lexosh me vemendje komentin do te kuptosh qe (sigurisht nqs e kupton dot) une e kam me menyren shume te pasakte se si jepet lajmi duke perfituar edhe nga injoranca e plote e shume lexuesve, po me duket edhe e atyre qe shkruajne. Lexoje edhe nje here komentim tim dhe po pate pyetje mi bej se nuk pertoj te te pergjigjem.

      Reply to this comment
  4. elio August 3, 19:45

    Eeeeej i kane thone ketij qe ata nga “Ukrahina do marrin gjithe prodhimin e Lushnjes”….Ky ufje flet si pasneser..eshte e turpshme qe nje minister te flase me gjuhe te tille kaq naive…

    Reply to this comment
  5. saliu August 3, 20:10

    ministri me deshtake dhe antishqiptare ky eshte

    Reply to this comment
  6. saliu August 3, 20:12

    kos me melamine dhe aspake qumeshet lope djathi po ashtu cdo gje qe ka ne tregjete shqiptare eshte poshtersi dhe te prodhuara nga fallsiteti qe dukete ne semundjete qe po kalone ky populle dhe te gjitha keto mbrohene nga ky minister pisdhe antivler ky eshte mjere kete vende qe ce ka zene

    Reply to this comment
  7. Darius August 3, 21:58

    Kos
    Djath
    Dhalle……..ky minister Plere dhe Qeveri Anti albanistani,nuk thote qe ne Albanistan ato produkte jane 5- fish nga kapaciteti real.
    Salcat e makaronave dhe te gjitha salcat jane Pigmente KINEZE 10kg per 1 Ton.
    Mjati….industrial kancerogjen kosto reale 0.3-0.5 cent/kg.

    Dhe qindra e qindra artikuj ushqimore te tjera.
    Hani,pini,gje mos lini….se keni Panaritin e Rripjelljes

    Reply to this comment
  8. Xhonson August 3, 22:09

    Panariti nuk ka dhene asnje deklarate per AKUZAT SHUME TE RENDA qe ka bere gazetari HALILI ne shtyp rreth MIELLIT KANCEROZ qe perdoret ne Shqiperi.Aq e rrezikeshme eshte kjo situate sa edhe PROKURORIA ka heshtur ndaj ketyre akuzave!Dyshoj se pas miellit kanceroz serb qe vjen nga Kosova FSHIHET NJE KRIM I MADH SHTETEROR PER ZHDUKJEN E POPULLIT SHQIPTAR ne heshtje!

    Reply to this comment
  9. Shekspir Vlora August 4, 07:03

    Panariti, nje nga 40 hajdutet e ALI Baba Ilir Metes.
    Si nuk te vjen turp more ditezi? Buka per shqiptarin eshte ushqimi baze, por ajo eshte buke per kafshe.

    Reply to this comment
  10. "BALASHI" August 4, 07:58

    Z. Shahist! Po e rilexova. Ti ke te drejte. Ke bere shpjegim te sakte, por nisur nga fjalet e Ministrit, t’ u “shkrepa” edhe Ty, duke te lexuar nxitimthi.
    Une nuk jam specialist i kesaj fushe, por nga sa na thone ata qe dine per kete, shprehen se gruri e ka nje afat per te qene i konsumueshem, mbase 5 vjet. Per kete shkak, mbase, rinperterihet neper magazinat rezerve shteterore.
    Para rreth 2 muajsh u fol se kishin hyre rreth 1000 ton miell i helmuar, pa asnje vlere ushqyese, me probleme dhe u “bllokua”, siç dime ne te bllokojme.
    Kemi vite, i dashur, qe nuk e ndiejme eren e grurit, ne buke.
    Mafja tek ne prishi ujin e shkelqyer qe ka patur Tirana, e se mos vetem Tirana, per te shitur ujin e bidonave, prishi ajrin, buken… Element jetesor. Te uroj gjithe te mirat atje ku je.
    Po erdhe ne Tirane do te gostitja me nje kafe e disa libra. Mbi te gjitha do te merrje librin e fundit me titull: “Balashët”, kupto politikanet tane antikombetar e bemat e tyre te çuditshme ne kete tranzitcion kaq te pakuptimt e te gjate. Tung!…

    Reply to this comment
    • Drita August 4, 12:31

      Shume i sakte komente. Mafia e ujit me shishe plastike prishi ujin e Tiranes. Nje gje e pafalshme dhe gati sabotatore. Ju mbahet mend kur na tregonin mediat e lidhura me mafian gomaret e ngordhur e te hedhur apostafat neper Boville qe ti tmerronin njerzit e te fillonte blerja e ujit ne shishe. Pastaj dhe pushteti beri te veten duke mos bere asgje se ishin te zene te ndanin leket. E keshtu vajti ai muhabet. Sot Tirana eshte i vetmi Kryeqytet Europian i vendit me sasine me te madhe t ujit te pijshem qe s’pi dot uje nga cezma.

      Reply to this comment
    • Shahisti August 4, 13:49

      Balash, per te gjitha keto qe thua ti me vjen shume keq. Duket se ne Atdhe shume gjera jane per se prapi. Keshtu psh, ketu shitet nje buke qe percaktohet si e prodhuar me drith te vjeteruar dhe qe kushton edhe me shume se llojet e zakonshme te bukes. Kuptohet qe vjetrimi i drithit behet me kujdes te vecante dhe ne kushte teknologjike te caktuara. Ne Atdhe buka behete me drithe qe eshte i vjeter jo se e kane vjetruar me dashje dhe ne kushte te caktuara teknologjike, por sepse iu ka ngelur ne dore per vite me rradhe dhe nuk eshte trajtuar me kujdes, por lageshtia dhe faktore te tjere e kane prishur cilesine, mbase edhe e kane infektuar me baktere te llojeve te ndryshme. I takon organeve kompetente, psh per mendimin tim jo thjesht ketij ministrit pupac, po ne televizor te dali shefi i laboratorit qe ka bere analizat e grurit dhe te deklaroje nen pergjegjesin e tij qe gruri esht i rregllt dhe pastaj ky grure te analizohet ne nje laborator tjeter, qofte edhe jashte vendit dhe te konfirmohet ose jo saktesia e analizes. Sa i takon ujit, ti mund te kesh te drejte, por uje ne shishe e bidona shitet ne te gjithe boten, si atje ku ka uje te paster neper rubinetam si edhe aty ku nuk ka uje te paster,m apo ku nuk ka fare. Njerezit konsumojne uje nga bidonat edhe atje ku uji i rubunetave eshte i garantuar, per nje mije arsye, midis te tjerave edhe pse nuk besojne qe pavaresisht nga c’thote qeveria, uji i rubinetave eshte i paster.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*