“Jam me probleme zemre dhe s’kam kë sulmoj se lokali u prish”. Apeli rrëzon Kokëdhimën

October 9, 2019 12:25

“Jam me probleme zemre dhe s’kam kë sulmoj se lokali u prish”. Apeli rrëzon Kokëdhimën

Rrëzohet nga Apeli kërkesa e Mihal Kokodhimës për t’u liruar nga qelia dhe për tu hetuar në gjendje të lirë.

Gjatë gjykimit të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës dhe i ka kërkuar gjyqtares së çështjes të refuzonte kërkesën e tij.

Mihal Kokëdhima në muajin gusht u përfshi në një incident me shoqëruesit e biznesmenit spanjoll Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri me familjen për turizëm.

Ai ka paraqitur një dokument të lëshuar në spitalin e Janinës në Greqi, ku është evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës.

Kokëdhima, iu drejtua gjykatës së Apelit të Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” dhënë nga Gjykata e Faktit në 25 shtator, me një masë më të butë.

Avokatët thanë se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të përkeqësohet.

Veç këtij argumenti, Kokëdhima ka parashtruar në Gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëj konflikt me ndokënd.

Trupi gjykues i kryesuar nga Esmerilda Habili, vendosi të rrëzojë kërkesën e Kokëdhimës.

 

j.l./ dita

October 9, 2019 12:25
Komento

4 Komente

  1. Arben October 9, 13:29

    Po lirojeni tani, pronat ja moret.

    Reply to this comment
  2. Taksisti October 9, 16:14

    Të më kishte bërë Edi Rama këtë që i bëri këtij njeriu, nuk di nëse so më dilte një jetë për ta…
    E frikshme cfare arrogance

    Reply to this comment
  3. Emigranti October 9, 16:15

    Pse me dy standarte
    Lul Bashes ia prishen i dhane 15.milion kokrra euro nga parate e taksave
    Ky duhett jet kryetar partie qe te jet i barabart para ligjit?

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta October 9, 18:57

    Hiqni dore nga prishjet pa vendim gjykate; vetem atehere nuk kane nga levizin fajtoret , ndryshe ne do te paguajme gjithmone sherret e qeverise me shkelesit e ligjit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*