Senati Akademik rrëzon rektorin, reagon Keta: Problemi është shumë më i komplikuar seç duket nga 5 shkresa shkarkimesh pa vlerë juridike

May 22, 2020 11:56

Senati Akademik rrëzon rektorin, reagon Keta: Problemi është shumë më i komplikuar seç duket nga 5 shkresa shkarkimesh pa vlerë juridike

 

Nga Entela Resuli

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka shpallur sot të pavlefshëm vendimin e Rektorit të UT, Mynyr Koni për shkarkimin nga puna të Majlinda Keta kryetare e KIZ si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti. (Lexo Këtu)

Sipas Senatit, referimi në Kodin e Punës nuk ka relevancë ligjore për punësimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për personelin akademik, i cili rregullohet nga Ligji i Arsimit të Lartë dhe Senati i UT.

Gjithashtu në vendimin e tij Senati shprehet se Zgjedhja e KIZ të ri do të bëhet mbas përfundimit të procesit zgjedhor në UT.

Pas këtij vendimi Dita ka zhvilluar një bisedë shteruese me zonjën Majlinda Keta e cila prej javësh është në përplasje me rektorin në ikje Mynyr Koni.

Më poshtë intervista me pedagogen, Majlinda Keta.

-Zj. Keta sapo jemi njohur me një Vendim të Senatit të Universitetit të Tiranës datë 21.05.2020 ku rikonstatohet pavlefshmëria absolute e vendimeve të rektorit Koni ndaj ju 5 anëtarëve të personelit akademik të UT, njëkohësisht dhe anëtarë të KIZ. Ky Vendim ju kthen të pestëve në të dy përgjegjësitë e mëparshme. Si e vlerësoni këtë vendimmarrje të Senatit Akademik?

-Kultura institucionale, e imunizuar nga abuzimi me pushtetin e titullarëve nga lart poshtë, e imunizuar nga diktati që politika përmes reformave të pretenduara mbi arsimin e lartë jashtë dhe jo në bashkëpunim me personelin akademik, e imunizuar për të përdorur protestën dhe qëndrimin jokonformist me vendimmarrje që cenojnë dinjitetin e pedagogut dhe statusin e tij ekonomik në vite , tash së fundi edhe për kauza studentore është kthyer tashmë në vlerë referuese për familjen më të madhe akademike të hapësirës shqipfolëse, UT-ës. Për më tepër, në ngjarjen e fundit ky imunitet ishte i lidhur me fuqitë ligjzbatuese të Statutit të Ri të UT-ës që pas Ligjit 80/2015 të IAL do të jetësonin lirinë akademike, autonominë dhe statusin e pedagogut të mbrojtur shumë më tepër se sa rregullatorët e para 2016.

Senati Akademik, në 2/3 e tij por jo vetëm, referuar rastit të vendimeve abuziviste të rektorit në ikje Koni ndaj 5 pedagogëve, njëkohësisht dhe anëtarë të KIZ, tregoi se ato vendime që ideoi, hartoi, normoi, votoi për një universitet më cilësor në 4 vite qeverisje i mbrojti duke forcuar frymën bazuar në ligj e parime kushtetuese. Si pedagoge jam shumë e kënaqur me këtë vendimmarrje, si një kontributore 35 vite në arsim dhe politika arsimore gjykoj se ka qenë një nga mbledhjet historike të dinjitetit të UT-ës bazuar në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, dinjitetit dhe personalitetit të pedagogut. Po të bashkosh këtu edhe të njëjtin qëndrim të Sindikatës të Personelit Akademik Universitar më 7 maj 2020 mund të besosh se demokracia dhe funksionalizmi janë dy dimensione që UT-ës i mban ende si vlera të tij, megjithë hapat mbrapa të bëra këto 4 vite nga  fryma përçarëse, jo vizionare, me përplasje dhe konflikte të thella të gjeneruar drejtpërsëdrejti nga rektori Koni ndaj shumë aktorëve të qeverisjes së UT-ës.

Dukeni se prireni për tá parë UT-ës si një institucion që prodhon sjellje që edhe pse prodhojnë ndikime publike jo shumë të këndshme dhe jo të dëshirueshme për taksapaguesin shqiptar ai mbetet më i preferuari ndër shqiptarët për studime akademike në vend. Po ju vetë përfshirjen në këtë histori si e vlerësoni nga këndvështrimi i një figure që njiheni publikisht për ekspertizën në politikat arsimore?

-Në karrierën time nuk është kjo hera e parë ku historia e kulturës së sjelljes së institucionit bie ndesh me cilësitë që i duhet një autoriteti drejtues të nivelit të lartë përkundrejt tij, bie ndesh me historinë pozitiviste të vetë institucionit, në rastin tonë ishte rektori Koni përballë historisë së dinjitetit dhe profesionalizmit të UT për panshqiptarizmin.

Në institucione si UT-ës që ka prodhuar historinë e intelektualizmit dhe elitarizmit panshqiptar mungesa e aftësive drejtuese si individ, mungesa e drejtimit bazuar në vlera morale dhe profesionale, qenia në defiçencë në aftësitë komunikuese ndërinstitucionale, mangësitë e theksuara për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve të institucionit, të drejtuarit nga rrethi i të besuarve të oborrit jo më përtej se paradhoma dhe nga ana tjetër presioni ordiner mbi këdo që guxonte të debatonte me të, sigurisht që ka cënuar atë cilësi që normalisht UT-ës duhet tí kishte prodhuar si pasurim historie në 4 vite aktivitet.

Kjo, pasi sjellja e autoritetit më të lartë drejtues në vetvete është edhe një kusht për të prodhuar më shumë motivim për rezultate të punës për nivele dhe nën varësi të ndryshme. Kjo mundësi e bërë nul nuk është një humbje e vogël nga ana institucionale, sidomos kur 4 vitet që kaluam ishin vite të provës për cilësinë e efiçencës gjatë zbatimit të Ligjit të AL, Statutit të Ri të UT-ës, Rregullores së zgjedhjeve për anëtar Senati Akademik dhe autoritete drejtuese në të përmbi të gjitha vitet e protestave shumëllojëshe studentore.

Kjo mundësi e humbur do të duhet të riparohet me një plan të detajuar nga të gjithë fituesit për zgjedhjet e pritshme, në të gjitha nivelet dhe organet vendimmarrëse.

UT-ës përfaqëson një letër lakmuesi i fortë për aftësitë dhe kompetencat personale të kujtdo që aspiron të punojë, drejtojë apo përfaqësojë nën siglën e UT-ës. Çdokush që e ka dhe e dëshiron këtë dimensionim me UT-ës duhet të ketë edhe imunitete të spikatura profesionale, intelektuale dhe qytetare pasi ja ka detyrim jo thjeshtë taksapaguesit shqiptar as edhe vetëm historisë së prodhuar në dhjetëra vite nga UT-ës, mbi të gjitha detyrimet ja ka dhe duhet t’ia ketë shqiptarizmës dhe shtetbërjes.

UT-ës, nga të gjithë, duhet konsideruar, vlerësuar, parë si institucion primar, i veçantë i sigurisë kombëtare ( një shkrim i imi ka qenë në kuadër të antiterrorizmit). Ekspertë të kësaj fushe, e kanë të lehtë të shohin lidhjet e vendimmarrjeve, ngjarjeve të prodhuara me imponim nga politika për UT-ës në strukturë dhe mbi struktura të caktuara ndërsa paralelisht ne cilësoheshim nga raporte botërore me problemeve të sigurisë kombëtare këtu e andej kufiri, në territorin panshqiptar. Do të kisha dashur me shpirt që ngjarjet e fundit me ne 5 pedagogët dhe njëkohësisht anëtarë të KIZ të mos kishin një prapavijë politike nga shqiptarë destruktivë, mbështetës dhe frymëzues me qëllime shumë më të largëta se kjo ngjarje e ulët ndaj nesh që prodhoi një rektor në ikje të turpshme nga UT-ës.

Ky rektor, kur duhet të bënte transparencë dhe llogaridhënie me mbi 800 pedagogë dhe 25 mijë studentë, së cilëve ju kërkoi votën 4 vite më parë ai përdori jashtë çdo kompetence ligjore dhe larg çdo norme statutore, me një etikë mjerane institucionale, me një komunikim publik të nivelit zero pushtetin e tij për të prodhuar shkresa me vulë të UT-ës cënuese ndaj punësimit të 5 pedagogëve njëkohësisht dhe të 5 votuesve në Listën Zgjedhore për autoritetet drejtuese në të dy nivelet. Kjo e fundit është ndërhyrje direkte në të drejtat e votuesit, procesit të votimit dhe standardeve zgjedhore universitare, cënime që në çdo moment preknin dinjitetin institucional elektoral të UT-ës.

Pra, siç shihet, problemi është shumë më i komplikuar seç duket nga 5 letra pa vlerë juridike nga ai, që edhe kjo vetë është një analfabetizëm I shprehur juridik I rektorit të universitetit më të madh publik në vend. Këtë lloj standardi ne ja kemi bërë me dije ndërsa kemi komunikuar shkresërisht për shumë urdhra të tij ndaj KIZ por në vetvete kemi besuar se nga komunikimi nuk ka keq institucioni. Nga ana tjetër, mos harroni që në kushtet e mësimit online ai privonte studentët nga përfitimet dhe përmbyllja e mësimdhënies nga 5 titullarë lëndësh, papërfunduar viti akademik, rektoratin ndërsa i hoqi njëri nga 2 zëvendës rektorët, atë që mbulonte procesin mësimor (Bernard Dosti), nga dekanati i Fakultetit të Drejtësisë hoqi njërën nga zëvendës dekanet (Orjona Muçollari). Pra efektin e tij destruktiv e shtriu në 5 fakultete dhe në udhëheqësi të tyre. Të gjitha këto bashkë, vetëm 3 javë para datës së skadencës dekretuese si rektor.

Personalisht mendoj se përtej aftësive negativiste, destruktive të Konit, nxitimi dhe shkalla e gjerë goditëse në universitet si synim i goditjeve të tij lidhet me komponentë të rëndësishëm të mbarëvajtjes së aktivitetit në kushtet e pandemisë Covid-19 të UT-ës. Nga ana tjetër këto ekzekutohen nga Koni, me zhurmë publike pikërisht në fazën kur maturantët duhet të bëjnë përzgjedhjet e tyre universitare ku UT-ës dihet që është kryereferenca sikurse edhe kur politika shqiptare është në tensionin më të lartë të mundshëm me qytetarin shqiptar, shtetbërjen dhe sovranitetin territorial të gjithë hapësirës shqiptare. Koha por dhe zgjedhjet e reja me rezultatet e tyre do të dëftojnë se pse Koni bëri një mbyllje të tillë të mandatit që po ky KIZ ja dha në luftë e sfidë me destruktivizmin dhe veprimet e papërgjegjshme të një ngjarje me vetë atë në qendër.

-Ju shpesh theksoni standardet etike universitare, në disa intervista tonat dhe media televizive. Pse këmbëngulni apo parashikoni, ndjeni ndonjë shqetësim që mund të cënojë demokracinë universitare këto prag zgjedhjesh? Ju të pestë ishit edhe hartuesit e Rregullores së Zgjedhjeve për autoritetet drejtuese

Parimet etike për të gjitha proceset vendimmarrëse në universitet, veçanërisht kur Universiteti përfshihet në proces zgjedhor pas Urdhrit të Ministres së Arsimit duhet të jenë prijëse të konceptimit të aktiviteteve. Shmangia e konfliktit të interesit të vendimmarrjeve të komisioneve të ndryshme vendimmarrëse në UT-ës për problematika të kurrikulës, karrierës dhe titujve akademikë, miratime projektesh afatgjata në ndikim, procedura punësimi, procedura aprovimi për bursa të afateve të ndryshme jashtë Shqipërie ndërsa është shpallur procesi zgjedhor nga Ministrja e MASR normalisht-ndalojnë vendimmarrjet pasi ndikojnë direkt në votën e lirë, larg presioneve dhe orientimeve për personelin akademik dhe studentët.

Ndaj Urdhrit të Ministres, Rregullores së zgjedhjeve që ky Senat miratoi në 10 shkurt të këtij viti, e pasqyruar në faqen zyrtare të UT-ës dhe njësive kryesore, ndaj gjithë dokumenteve që parashikohen si standard për aplikantët, në këtë herë të parë të zbatimit të saj nga KIZ, KZF, Komisione të përhershme në nivel universiteti apo ato në nivel njësish kryesore dhe stafet akademike dhe studentët ne të gjithë bashkë duhet ushtrojmë përgjegjshmërinë, ndershmërinë, transparencën në vendimmarrje pasi e kundërta cënon direkt cilësinë e procesit zgjedhor. Do të ishte mirë që në këto 4 vite Senati i axhenduar dhe drejtuar nga Koni të kishte prodhuar Kodin Etik të UT-ës, Rregulloren e Brendshme të UT-ës me qëllim normimin më të arrirë etik të çdo veprimtarie në universitet.

Unë besoj që Kryetarët e këtyre strukturave të zgjedhuar nga Senati apo Asambletë e kanë parim etik të pranuar e zbatuar “ndalimin”e vendimmarrjeve ndërsa Ministrja shpallur procesin zgjedhor. Ka vite që normime të tilla juridike apo praktika qeverisëse kanë hyrë në institucionet shqiptare, edhe në arsim dhe zbatimi i tyre nga komisionerët tanë është detyrim ndërsa rrit standardin zgjedhor të demokracisë elektorale në UT-ës. Disa prej këtyre kanë aspiratat e tyre si aplikantë, për disa të tjerë me votën e tyre ndikojnë në listë aplikantësh ndaj duhet “ndaluar””. KIZ i UT, skuadra dinjitoze që më ka besuar drejtimin, është i gatshëm të japë ekspertizën e vet kur Senati i ri 2020-2024 do të kompozojë grupet e punës për Kodin e Ri Etik të UT-ës dhe Rregulloren e Re të Brendshme në UT. Të dy këto dokumente do të sjellin më shumë etikë në jetën universitare tonë dhe në standardet e udhëheqësisë me etikë në të.

Parimet etike ne universitete janë si busulla morale për të gjitha proceset vendimmarrëse sikurse janë lehtësuesit e përafrimit të standardeve personale me moralin dhe kulturën e një universiteti publik apo jopublik. Dhe kur bëhet fjalë për emblemën “ÜT” pasja, zbatimi dhe forcimi i tyre është detyrë nga vendimmarrësit e lartë e për çështje të rëndësishme deri tek punonjësi më i thjeshtë në shërbim të studentëve.

-Çfarë ndodh me procesin zgjedhor në UT pas Urdhrit nr.108. datë 08.05.2020 të Ministres së MASR?

-Vendimi i Senatit ditës së djeshme na detyron që të standardizojmë në detaje vijimin, procesin e hapur të aplikimeve pas këtij Urdhri të Ministres sikurse dhe të përmbushim detyrimet e gadishmërisë që na duhet për tu bashkuar me universitetet e tjera publike në vend ndaj datave të fushatës dhe ditës zgjedhore që pritet të shpallë Ministrja. Personeli akademik që ka aplikuar deri më tash (edhe nga senatorë që për arsye madhore nuk kanë qenë në Senatin e djeshëm) ka qenë tejet korrekt në standardet e aplikimit. Ato janë në pjesëmarrje nga të gjitha fakultetet, pranë KIZ dhe KZF, në shifra tejet cilësore, me parametra të vlerësueshëm progresivisht për gjininë dhe moshat e reja. Ne si skuadër e madhe elektorale drejtuar nga KIZ, si një organ kolegjial që varet vetëm nga Senati i UT-ës dhe Rregullorja e Zgjedhjeve me të cilat do vijojmë punën me përgjegjshmërinë tonë, transparencën dhe komunikimin institucional me të gjithë aktorët dhe faktorët në procesin zgjedhor. Ne, si KIZ dhe KZF-të bashkë me ne do të vijojmë historinë e institucionalizmit përmes ligjit dhe etikës elektorale tonë ndaj historisë së UT-ës.

-Zysha që i do dhe i çmon aq shumë studentët, në këtë histori si u ndërtua marrëdhënia me ju gjatë këtyre 3 javëve “elektorale”, përfshirë dhe këtë “pushimin” tuaj? Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

-Kjo është pyetja më e bukur dhe më frymëzuese për mua dhe skuadrën e madhe elektorale të UT-ës. Do tá nisja me një keqardhje të madhe mbi faktin që ky rektor në ikje që presionoi dhe dhunoi 4 vite organet e demokracisë universitare nuk lejoi, mundësoi zgjedhjet për strukturat përfaqësuese të studentëve në çdo njësi kryesore të UT, fakultete. Kjo ka patur ndikime jo të vogla si në protestat studentore dhe moralin e përfaqësimit si UT-ës por edhe për shumë mbarëvajtje të brendshme të procesit akademik në universitet. Të pazyrtarizuara nga një proces zgjedhor, mungesa e tyre sigurisht i dhanë jetë turli lloj “lajmeve” të prodhuara këto 3 javë nga shoqata që nuk përfaqësojnë votën studentore dhe struktura studentore të dala nga procesi zgjedhor i studentëve në UT. UT-ja studentore është uragan për demokracinë universitare, janë rreth 25 zgjedhës dhe me to nuk luan dot as një rektor, parti politike apo shoqata që thyejnë moral bashkëpunimi.

Këtë defiçit demokratik të votës studentore e kanë tejkaluar në një farë mase pjesëmarrja e studentëve si anëtar, përfaqësues të studentëve në çdo Komision Zgjedhor të Fakulteteve dhe tek ne Eno i KIZ. E mbajtën të gjithë ato aplikantë studentë për”Anëtar i Senatit Akademik”, përfaqësues i studentëve, e mbajtën plot përgjegjshmëri 4 anëtarët, përfaqësues të studentëve në Senatin aktual me vendimarrjen e tyre. Studentët ishin në çdo përgjegjësi të tyre këto tre javë të parapërgatitjes elektorale me ne, si përfaqësues të kësaj Kombëtare Universitare, si bashkëpunëtorë, si vendimmarrës dhe si zëra publikë bile edhe si kërkues e studiues me Exit Poll”-e.

Për ne të pestë, “të pushuarit” nga abuzivizmi i një rektori, vijimi i mësimit online dhe inkurajimi direkt i studentëve tanë ishte frymëzim dhe motivim për të rezistuar siç duhet. Sapo doli lajmi mediatikisht celularët tanë kanë përcjellje dhjetëra urimesh nga studentët tanë dhe kolegët tanë, sikurse edhe nga ju gazetarët. UT-ja është një e mirë publike që duhet ushqyer dhe ruajtur fort nga virusimet antishqiptar, me petk autoriteti, përfaqësuesi politik apo “lektuesi” auditorësh.

Nuk do harroj mbështetjen nga miq larg Shqipërisë, diplomat e të cilëve mbajnë siglën ”UT”, kolegë nga universitete shqipfolëse të Prishtinës e Tetovës që veç inkurajimit analizonin edhe këtë “goditje” në kontekstin e historisë që armiku historik i shqiptarëve gjithmonë i ka goditur shkollën, universitetin se aty godet më fort kombin sikurse më kujtonin që rezistenca e shkollaveshtëpi dhe Protesta e studentëve dhe pedagogëve të Prishtinës me në krye Rektorin Ejup Statovci themeloi rezistencën dhe çoi në Kosovën e lirë.

Sa trishtim, sa larg në moral e përgjegjësi me Kosovën dhe UT- në e viteve 90’të ne gjendemi sot me një heshtanak, destruktiv rektor 4 vjeçar, në ikje dhe jo pak nëpunës bllokues të aktivitetit tonë zyrtar e transparent në rektorat. Procesi parapërgatitor elektoral vijon ende për aplikantë studentë dhe personel akademik, derisa Ministrja do shpallë datat e procesit. Falë sjelljes së shqiptarëve në masa karantine, mjekëve heronj të dhënat mbi prekjen nga covid 19 janë shumë optimiste për të parë auditoret sërish me studentë. KIZ dhe KZF-të së bashku me studentët do të japin modelin më të mirë të votës së lirë, larg presionit të çdo lloji, të fshehtë dhe në rezultatet e fituesve veç numrit të votave studentore do jenë edhe firmat e tyre si përfaqësues të studentëve si anëtarë komisionesh, konkurrentë, vëzhgues. Ato firma do të mundësohen në dritë të diellit, në institucionet tona që do të mbeten të forta në institucionalizëm pasi marrin pjesë aktivisht studentët në demokracinë universitare.

Ju falenderoj edhe ju për këtë intervistë në këtë moment shumë domethënës për historikun e UT-ës, më të madhin universitet në hapësirën shqipfolëse.

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

May 22, 2020 11:56
Komento

6 Komente

  1. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. May 22, 15:59

    Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.

    Reply to this comment
  2. mirel May 22, 16:48

    Deftoje dhe destruktivisht.
    Dy fjale qe shkojne shume perkrah njera-tjetres.
    O Ceto nga cmoktina, bej nje leter tjeter, he te keqen vellai. Lecitja dhe kesaj keces, se gjysmen na thote alla turka, dhe gjysmen alla frenga

    Reply to this comment
  3. mirel May 22, 16:50

    Koha tregon, o injrante e ramutit, nuk defton. E ke degjuar ndonjehere ” Koha e tregoi”, apo ste ka rene rasti

    Reply to this comment
  4. Jeta May 22, 18:56

    Normal qe e drejta triumfon!Pergezime Znj,Keta!Mjafton qe je grua per te te mbeshtetur,dhe aq me teper kapacitet akademik i padiskutueshem!Mjaft më me arrogance maçosh injorantë! Suksese…

    Reply to this comment
    • Sava May 23, 01:11

      Kjo kapacitet akademik??? Cope mishi me dy gllopa si bicim syri, pooooo. Kjo thithlope akademike, kjo qe ja merrte ne goje Tos Nanos 3 here ne dite, tani ja merr Dhoriut. Kjo debile me patente Bathoreje. Me nivel inteligjence baraz me Ver Llapen . Kukukuku marre

      Reply to this comment
  5. xxx May 22, 20:30

    ne vend te zgjidhen problemet ne shqiperi vetem ntrashen ntrashen behen tutkall
    tutkalli mbetet duke terheq pislliqe hallesh permbi te qe ngjiten shtresa shtresa shtresa.
    ky eshte vendi qe krijoi ramuti i ripjelljes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim