Senatorin McCain e zëvendëson miku i tij

September 4, 2018 19:37

Senatorin McCain e zëvendëson miku i tij

 

Mediat amerikane kanë publikuar emrin e njeriut që do të emërohet në vend të senatorit të ndjerë John McCain.

Mësohet se ai do të jetë Jon Kyl dhe se ky lajm është dhënë fillimisht nga e veja e ish-senatorit Cindy McCain.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se Jon Kyl ishte mik i burrit të saj të ndjerë.

“Ai është i gatshëm të kthehet në shërbimin publik për të ndihmuar shtetin e Arizonës”, ka shkruar e veja.

Emërimi i senatorit të ri do të bëhet nga Guvernatori i Arizonës Doug Ducey.

McCain vdiq më 25 gusht pas një  beteje me kancerin në tru.

l.h/ dita

September 4, 2018 19:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*