Senatorja franceze: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, Macron dëshiron të vizitojë Tiranën

October 26, 2018 12:37

Senatorja franceze: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, Macron dëshiron të vizitojë Tiranën

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka pritur në një takim paraditen e sotme senatoren franceze, Helene Conway-Mouret.

Pas takimit, Kodheli dhe senatorja franceze dolën në një konferencë për shtyp.

Mouret u shpreh se Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa Presidenti Macron dëshiron që të vizitojë Tiranën.

“Motivimi juaj është shumë i fortë për të ndryshuar vendin dhe një dëshirë e madhe për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të ecur përpara në drejtimin e duhur. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin për të forcuar bashkëpunimin sidomos në mbrojtje. Emmanuel Macron dëshiron të vizitojë Shqipërinë dhe e di që edhe ju e prisni.”

Ndërsa Kodheli vlerësoi mbështetjen e Francës. Kujtojmë që në qershor të këtij viti ishte skepticizmi i Francës që shtyri hapjen e negociatave për Shqipërinë.

l.h/ dita

October 26, 2018 12:37
Komento

5 Komente

  1. Fidel Kastro October 26, 13:09

    Kemi gjithe keto vite ne “demokraci qe i degjojme keto fjale nga te huajt, perfundimi; Prit gomar te mbije bar!!!!!

    Reply to this comment
  2. Arben October 26, 13:47

    Po mire kjo senatorja e Frances e ka marre aprovimin e batakcinjve tane si BERISHA,BASHA,META,KRYEMADHI E SOJ E SOROLLOP TE PD E LSI ?

    Reply to this comment
  3. Arben October 26, 14:04

    Sigurisht, mos harroni te na paguani, ndryshe vendnumero.

    Reply to this comment
  4. Lani October 26, 15:00

    Keto fjale kane qe ne 1992 qe thuhen e perseriten rregullisht.Po te mos kishim patur shkerdhata dhe hajdute ne pushtet gjithe keto vite as qe na plaste trapi per Evropen po do ishin ata qe do te na luteshin.

    Reply to this comment
  5. Lili October 26, 19:26

    Cka paska me na shitur dy here çmimin? Ndonje helikopter qe i ka mbetur stock Frances apo ndonje investim veolia?Mimi , pa marr pak pare ne keto pazare nuk leviz nga vendi,si gjithe grate e Edit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*