Sendet në shtëpi që kanë afat skadence…

April 27, 2018 19:29

Sendet në shtëpi që kanë afat skadence…

Të gjithë kujdesen për të mos ngrënë ushqime të skaduara, pasi nuk duan të sëmuren. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se përtej ushqimit që konsumojmë, edhe sende të caktuara të përditshme që ne i përdorim kanë afate skadimi! Sipas pernenat.al, nuk duhet neglizhuar ndërrimi i këtyre sendeve në kohën e duhur.

Peshqiri
Duhet të merrni peshqir të ri çdo një deri në tre vjet, pasi peshqirët janë shpesh të lagur dhe janë të ndjeshëm ndaj rritjes së baktereve.

Furça e dhëmbëve
Furça e dhëmbëve duhet ndërruar çdo 3 muaj për të parandaluar problemet me dhëmbët. Nëse keni pasur ndonjë problem shëndetësor, ndërrojeni më shpesh që të mos rrezikoni të sëmureni sërish.

Sfungjeri
Ndryshimi i sfungjerëve duhet bërë çdo 3 javë, sepse bëhen burim mikrobesh dhe myku.

Sapuni i ngurtë
Sapunët nuk duhet t’i përdorni më kur fillojnë të kenë të çara.

Krehri i flokëve
Duhet ta ndryshoni krëhërin çdo vit dhe sigurohuni që sa herë të kriheni ta pastroni nga qimet.

Reçipetat
Shumica e grave i përdorin reçipetat derisa të konsumohen, por ato nuk duhet të mbahen më gjatë se dy vjet. Nëse humbasin formën, duhet t’i ndërroni edhe më herët.

Parfumi
Parfumet me vaj esencial zgjasin dy deri në tre vjet.

Çuçoja
Çuçoja e fëmijës suaj duhet të ndërrohet çdo dy muaj, ose më shpesh. Nëse ka të çara, zëvendësojeni menjëherë.

Pantoflat
Shumë prej nesh përdorin pantoflat e shtëpisë për vite me radhë, por a e dini se ato përhapin mikrobe? Përveçse t’i lani shpesh, duhet edhe t’i ndërroni çdo gjashtë muaj.

Jastëku
Jastëkët fillojnë të deformohen dhe krijojnë dhimbje qafe, prandaj duhen ndërruar çdo dy vjet.

Lugët e drurit
Lugët e drurit duhet t’i flakni pasi t’i keni përdorur për 5 vjet. Nëse çahen, hidhini menjëherë, sepse bëhen burim bakteresh.

 

p.k/dita 

 

 

 

April 27, 2018 19:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*