BE zyrtarizon largimin e ambasadorit Sequi

April 4, 2014 15:10

BE zyrtarizon largimin e ambasadorit Sequi

Zyrtarizohet largimi i diplomatit italian Ettore Sequi nga zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Ambasadori Sequi do të largohet nga Delegacioni i BE për të marrë një pozicion kyç në Ministrinë e Jashtme italiane, atë të shefit të kabinetit të kësaj ministrie.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë Ashton shpreh falënderimet e Përfaqësueses së Lartë Ashton dhe Komisionerit Fule për Ambasadorin Sequi për kontributin e tij në afrimin e Shqipërisë me BE-në

“Ambasadori Ettore Sequi do të largohet së shpejti nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të marrë nje pozicion kyç në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme. Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisioneri Stefan Fule e falenderojnë z. Sequi për punën e tij të shkëlqyer dhe i urojnë suksese në detyrën e tij të re”,  thuhet në deklaratën për shtyp nga zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ettore Sequi ka mbajtur postin e kreut të delegacionit të BE-së në Tiranë që prej janarit të 2011-ës ndërsa  në 2004 ka mbajtur postin e zëvendësshefit të misionit diplomatik italian në Tiranë.

 

April 4, 2014 15:10
Komento

8 Komente

  1. P.A.B April 4, 15:39

    Sikur gazeta te publikonte dhe nje foto te vogel… .

    ” Amvisat Korcare, duke lare rrugicen perpara shtepise”

    Reply to this comment
  2. I.Troplini April 4, 15:46

    Faleminderit per asgje, Zoti Sequi.!!

    Largimi i “diplomateve” si Eugen Wolfarth (ai qe nuk bente dot diplomaci, pa patur nje mal me qofte dhe birre Korce perpara) dhe juaji,, jane nje “humbje” e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Une nuk e di nese edhe Ju preferoni qoftet apo peshkun e eger,,por ajo qe kemi perjetuar dhe degjuar nga Ju ishte,,,,,asgje.
    Cdo here qe shqiptaret kane pritur nje pozicionim nga diplomatet europiane, per ceshtje themelore te demokracise ne vend,,,Ju keni “shkelqyer” me shurdhmemecerine tuaj. Largimi juaj nuk perben lajm per askend nga ne.!!

    Reply to this comment
  3. Davidi April 4, 16:03

    Mos na merr me vete Mira Kazhanin…

    Reply to this comment
  4. Hilmi April 4, 17:49

    Bravo BE-se qe e perzuri se i humbi fytyren.

    Reply to this comment
  5. Stef Staku April 4, 18:08

    ANALIZE : Mafia Italiane kthehet ne vendlindje pas nje pune te shkelqyer ne forcimin dhe rritjen e kapaciteteve financiare. Ka bere nje pune te shkelquer ne ruajtjen e tubacioneve te droges se Afganistanit. Vete karriera e Etore sekuit tregon se ka qene nje trafikant i droges me shumice. Amb. Italiane ne Tirane, pastaj ne Afganistan ne trupat paqruejtese, pastaj perseri je Tirane. Droge pastaj droge e pastaj perseri droge.
    Ju falenderojme qe e hoqet me se fundmi.

    Reply to this comment
  6. Jozi April 4, 20:08

    AHHH E ZEZA UNE PER SHQIPERIN VIN HAJDUTET MBATHEN DHE IKIN PA I HYR QEMB NE KEM BRAVO BE

    Reply to this comment
  7. mimoza April 5, 07:50

    Ta mbaje mend qejfin qe beri ketu Sekui, duke ngrene e pire per qejf e duke u veshur me kostume kombetare dhe pa bere asnje gje per kete shtet te varfer,.

    Reply to this comment
  8. mimoza April 5, 07:53

    Per punen e Sekuit shkon shume mire fjala e urte popullore> kur shkojne marrezite, perse lypsen urtesite. Kur ketu nuk ka qeveri serioze, i lumte atij dhe te gjithe te huajve ne pune te tilla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim