Sequi: Zgjedhjet e 23 qershorit mbeten test për Shqipërinë

Redaksia Online April 18, 2013 12:34

Sequi: Zgjedhjet e 23 qershorit mbeten test për Shqipërinë

Diplomatët ndërkombëtarë vijojnë të theksojnë rëndësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sequi, u shpreh sot se zgjedhjet e 23 qershorit janë test edhe për funksionimin e institucioneve.

“Për Bashkimin Europian është thelbësore që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve evropiane. Është me rëndësi themelore për BE pasi ky do të jetë një test për një funksionim sa më të mirë të institucionet demokratike”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me zhvillimet e fundit në KQZ, Sequi theksoi rëndësinë e pavarësisë së institucioneve.
“Një mesazh tjetër që Baronesha Ashton dha është rëndësia e pavarësisë së institucioneve dhe ndërtimi i besimit tek votuesit. Sipas pikëpamjes sonë për këtë kanë nevojë shqiptarët për një proces që bazohet tek besimi, konfidenca dhe standardet”, tha ai.

Redaksia Online April 18, 2013 12:34
Komento

1 Koment

  1. franceska April 18, 18:37

    Shqipetaret duhet te kene me shume pushtet n dore,si keto zgjedhje duhet te behen me shpesh,ne fund te fundit jemi ne qe e bejm popullin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*