Serbët e Bosnjës prodhojnë këpucë për Melania Trump

August 4, 2016 17:45

Serbët e Bosnjës prodhojnë këpucë për Melania Trump

Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit amerikan për president Donald Trump, me siguri nuk vuan për këpucë, por kjo nuk e ka ndaluar një firmë veshjesh në Republikën Srepska, entitetin e dominuar nga serbët në Bosnje të shtojë koleksionin e saj.

Marinko Umiceviç, drejtor teknik i Bema, i tha të përditshmes Nezavisne novine të mërkurën se ideja e tij e këpucës ishte e “motivuar nga arsye patriotike dhe nga besimi se një fushatë e pistë po i bëhej Melania Trump dhe bashkëshortit të saj”.

Melania, e cila së fundmi u vu në qendër të vëmendjes për dyshimin për plagjaturë në fjalin e saj të konventës së Partisë Republikane – që gjithashtu nxiti pretendime se diploma e saj e universitetit ishte false – pritet të marrë një palë këpucë të rehatshme me sfungjer memorizues që “Melania të mund të ecë nëpër Amerikë”, tha fabrika në një deklaratë.

Një palë e dytë këpucësh do të jenë prej lëkure dhe me taka, projektuar nga stilistët më të mirë të Bema, që Melania të mund të “ecë fitimtare në Shtëpinë e Bardhë teksa i mban veshur”, tha fabrika.

Shumë serbë në Ballkan mbështesin fuqishëm fushatën e Trump në këto zgjedhje, veçanërisht prej zemërimit të tyre përkundrejt bashkëshortit të Hillary Clinton, Bill, i cili kreu një ndërhyrje ushtarak në konfliktin e Kosovës në fund të viteve 1990.

Sulmet ajrore të kryesuara nga NATO ndihmuan në dhënien fund të sundimit serb në atë që ishte atëherë provinca jugore e Serbisë. Deklaratat e ashpra të Trump kundër myslimanëve dhe fjalët e ngrohta për Rusinë, aleatin tradicional të Serbisë janë faktorë të tjerë në përcaktimin e tyre për të preferuarin e Shtëpisë së Bardhë./BIRN

August 4, 2016 17:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*