Serbët e Kosovës, padisin ushtrinë britanike

May 24, 2016 18:43

Serbët e Kosovës, padisin ushtrinë britanike

Të vejat e dy burrave dhe gruaja e një kirurgu të rrëmbyer, kanë paditur Ushtrinë britanike, pasi pretendojnë se ushtarët nuk kanë hetuar krimet në mënyrë të duhur, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Trupat britanike kanë dështuar të mbrojnë popullatën lokale në Kosovë, dhe të hetojnë në mënyrë të duhur vrasjet dhe një rrëmbim të kryer pasi ishin futur në Kosovë pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, është thënë në Gjykatën e Lartë në Londër, transmeton Telegrafi.

Të vejat e dy burrave, dhe gruaja e një kirurgu të shquar që ishte rrëmbyer dhe që prej atëherë nuk është gjetur, kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, duke pretenduar se të drejtat e tyre janë shkelur.

 “Krimet janë kryer në zonat ku ushtarët britanikë ishin përgjegjës të ofrojnë siguri për popullatën, dhe se nuk kanë hetuar në mënyrë të duhur krimet”, ka deklaruar avokati Kirsty Brimelow në parashtresat me shkrimet të cilat i ka paraqitur në gjykatë.
Të dyja palët janë të njohura me rastin që përfshin çështje të rëndësishme, sidomos në shtrirjen e juridiksionit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut – përfshirë detyrën e ushtarëve për të kontrolluar zonat përkatëse dhe kryer hetimet në mënyrë efektive
May 24, 2016 18:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*