I kërkojnë para për të blerë armë, ja si përgjigjet Vuçiç

January 20, 2018 21:58

I kërkojnë para për të blerë armë, ja si përgjigjet Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një konferencë për media  në Mitrovicë të Veriut. Ai aty foli për takimin që pati me dyer të mbyllura me serbët që jetojnë në atë pjesë.

Siç raporton B92, Vuçiç ka thënë se serbët i kërkuan atij që të pajisen me armë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Përgjigja ime ishte se Serbia do t’iu ndihmonte duke u siguruar para për kopshte, shkolla apo institucione shëndetësore, por nuk mund të pajtohem me kërkesën për armë”, ka thënë Vuçiç, transmeton Indeksonline.

Vizita e Vuçiç në Kosovë erdhi pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në mëngjesin e së martës para selisë së tij në veri të Mitrovicës.

January 20, 2018 21:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*